PDIU: Shtrirja e autoritetit në veri forcon faktorin shqiptar

Kjo parti e konsideron si arritje të jashtëzakonshme vendosjen e policëve dhe doganierëve të Kosovës në pikat kufitare në veri për dy arsye të rëndësishme.
“Bashkëveprimi në çdo hap me praninë ndërkombëtare e përforcon aleancën e popullit të Kosovës me Perëndimin, diçka që është element thelbësor për zhvillimin e Kosovës dhe pranimin e saj përfundimtar në bashkësinë e shteteve. Ndaj ne i kërkojmë dhe miqve tanë në opozitën e Kosovës që të mbajnë parasysh këtë të vërtetë të madhe: çdo hap që ndërmerret në bashkëveprim me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian, duhet të mbështetet dhe jo të kontestohet”, thekson kjo parti.
PDIU-ja shton se procesi i shtrirjes së sovranitetit në veri të Kosovës do të jetë i gjatë por i pakthyeshëm. “Prej perimetrit të territorit të Kosovës në gjithë Veriun, shteti i Kosovës do të rrezatojë autoritetin e vet në mënyrë graduale dhe paqësore. Ky proces i parë kështu, do të ndikojë në forcimin e mëtejshëm të faktorit shqiptar në Ballkan”, vijon deklarata. /S.Ll/Start/
2011-09-19 10:22