E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Po na uzurpojnë Forumin”

06-07-2012 / Gazeta 55

Letra e drejtuesve të FRESSH-it, Kavajë

“Ne duam një forum demokratik, të lirë dhe ku të zbatohet meritokracia. Përfaqësuesit e zgjedhur me votë nuk mund të shkarkohen. Ata zgjidhen dhe shkarkohen vetëm me konferencën e FRESSH të rrethit nga anëtarësia. Ne nuk pranojmë kryetar të emëruar sepse kemi një kryetar të zgjedhur me votë dhe legjitim. Elton Derijaj është dhe do të mbetet kryetar i FRESSH të rrethit Kavajë deri në konferencën e ardhshme zgjedhore të FRESSH. FRESSH Kavajë ka kontribuar në mënyrë cilësore në dy zgjedhjet e fundit në, 2009 dhe 2011, ku suksesi ka qenë i dukshëm. Tashmë ne kemi konsoliduar strukturat dhe po punojmë për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, ku besojmë se do të arrijmë një fitore të thellë. Ne ju sigurojmë se FRESSH i rrethit Kavajë do t’i jap një ndihme deçizive Partisë Socialiste për fitoren bindëse në këtë rreth. Ne jemi të vendosur të punojmë gjithë së bashku për sjellë në pushtet PS-në, por incidente të tilla amatoreske dhe të panevojshme për situatën ku ndodhemi po shkatërrojnë frymën e bashkëpunimit që ne po përpiqemi të ndërtojmë. Ne emër të gjithë anëtarësisë së FRESSH Kavajë shpresojmë se do ta merrni në konsideratë këtë shqetësim të forumit dhe do të ndërhyni për një zgjedhje sa më të mirë të të gjithëve”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›