E Diel, 1 Nëntor 2026

“Po ndalen investimet në minibashkinë nr. 6"

 

“Mosmiratimi i buxhetit pengon investimet në minibashkinë nr.6 në kryeqytet”. Këtë deklaratë bëri dje nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi. Ai nënvizoi se në këtë zona është  planifikuar ndërtimi i kanalizimit në rrugën “Hazbi Serrani”, zona përballë Kombinatit të Drurit “Misto Mame”, çka është mjaft i rëndësishëm për qytetarët. “Kërkesës së përsëritur të këtyre banorëve, ne i jemi përgjigjur duke përfshirë në buxhetin e vitit 2009 fillimin e investimit të ndërtimit të këtij kanalizimi jetik për këto banorë, të cilët votojnë si kryeqytetas dhe meritojnë të jetojnë si kryeqytetas”, tha Shalsi. Ai nënvizoi gjithashtu se Sali Berisha dhe Ilir Meta e rrëzuan këtë buxhet që do të zgjidhte edhe këtë hall të këtyre banorëve. “Sepse atyre hallet e banorëve u interesojnë vetëm për të bërë politikë dhe për të sulmuar kundërshtarin. Politika e vjetër e Sali Berishës dhe Ilir Metës duhet të marrë fund, në mënyrë që të marrin fund edhe hallet e shumë shqiptarëve”, tha Shalsi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›