Po për lartësitë e oxhaqeve, u llafosën gjë?
Fakti që Fratini e ofroi liberalizimin e vizave në vend të karameleve, përsa “marrëveshje” të tjera ia firmosën në të bardhë, edhe sikur të bëhet realitet (megjithëse kam dyshimet e mia), ngelet gjithmonë një karamele.
Nuk është faji i Fratinit që ofroi këtë, është faji i atyre që janë mësuar të shesin gjithçka për hiçgjë dhe i atyre që duan të duartrokasin në ç’do rast arritjet e partisë në pushtet, por që janë të “kujdesshëm” të mos prekin argumentet e tjera… Sepse janë shumë argumente delikate në prag votimesh
Ja çfarë ka thënë Fratini: “Ma nel futuro dell’Italia ci dovrà essere un terzo di energia nucleare, come prevede il piano che il Berlusconi si appresta a varare. Tra tuttii paesi vicinil’Albania è quello meglio dislocato per la vicinanza alla costa italiana, il che renderebbe possibile la costruzione di un impianto nel paese balcanico, e un meccanismo di trasferimento dell’energia sottomarina”.
Është e qartë që Italia është e vendosur të ndërtojë vepra nafte dhe centrale nukleare në brigjet tona. Me një qeveri si kjo e Berishës, që e ka shumëzuar me dhjetë inferioritetin e qeverisë së mëparshme socialiste, çdo gjë është e mundur.
Më e bukura është që jo vetëm duan t’i ndërtojnë tek ne këto vepra, por as tymin nuk ua duan. Për lartësitë e oxhaqeve, u llafosën gjë? Se mos ngrihen në protesta prapë ata të Barit që t’i bëjnë oxhaqet e ulëta në Shqipëri se u vete tymi atyre atje.