Shpëtoi Shqipëria vëllezër, çfarë fitoreje historike!
Rimartesa e të divorcuarve vetëm për karrige u krye. U kry Bac, u kry! PDSH-ja dhe PDR-ja i sheshuan kontradiktat antagoniste.
U ndanë nga karrigja dhe u ribashkuan nga karrigja. Fitore e madhe historike. Nga sot, Shqipëria shpëtoi! Sihariq popull! Nga sot do të keni më shumë drita! Nga sot do të keni më shumë punë! Nga sot do të keni më shumë ujë! Nga sot do të keni një jetë më të mirë!
A nuk e pohoi edhe vetë kryetari i PD-së, z. Sali Berisha, kur tha sot se një bashkim i tillë ishte shumë i mirëpritur nga të gjithë shqiptarët, si dhe partitë popullore evropiane!
Çfarë fitoreje historike.... Shpëtoi Shqipëria vëllezër! Hajde të këndojmë/ hajde të festojmë/ Hajde të ndërtojmë Shqipërinëe Re... thoshte një nga ato këngët e kohës së fitoreve të mëdha të "fanarit ndriçues të Evropës dhe botës në errësirën e kapitalizmit në kalbëzim..."! Gëzuar vëllezër!