E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Po përpiqet të zbusë efektet e opozitës së majtë”

“Urbani” Milo atakon Ilir Metën

TIRANE - Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo, ka rikonfirmuar koalicionin me partinë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndërsa ka sulmuar në mënyrë indirekte kreun e LSI-së Ilir Meta se po e përçan opozitën. “Demokracia Sociale si pjesë e koalicionit të suksesshëm, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, patjetër që do të vazhdojë të jetë një kritike objektive e qëndrimeve të politikave destruktive të qeverisë aktuale, dhe asnjëherë dhe gjithsesi nuk do t’u bashkohet rrymave dhe përpjekjeve që përpiqen të zbusin efektet e opozitës në tërësi kundër një qeverie që tashmë po i numërohen ditët”, tha më tej Milo.
Ndërkaq Milo theksoi se mazhoranca ka ndërmarrë një fushatë kundër institucioneve perëndimore.
“Është për t’u habitur se si është e mundur se si kjo qeveri të gjithë platformën e saj dhe në mënyrë të veçantë zhvillimin makroekonomik të Shqipërisë e ka mbështetur në këto institucione ndërkombëtare, ndërkohë që tani ka ardhur koha që t’u japë shkelmin këtyre institucioneve dhe pranisë së tyre në Shqipëri”, theksoi Milo, duke përmendur këtu
FMN-në, OSBE-në dhe së fundit Bankën Botërore.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›