E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shifrat e Përmbarimit nuk konfirmojnë kritikat e pavend të Presidencës

Ministri i Drejtësisë Enkeleid Alibeaj ka bërë dje bilancin e Zyrës së Përmbarimit për vitin 2008, duke deklaruar se 90 përqind të çështjeve u është dhënë një zgjidhje ligjore

TIRANE - Sulmet e presidentit ndaj përmbarimit, Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, i ka konsideruar si sulme pa vend.
Komentin e tij për një deklaratë të presidentit Bamir Topi, në fund të vitit 2008, kundër Zyrës së Përmbarimit, Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj i bëri dje gjatë, prezantimit në një konferencë shtypi, të punës së kësaj zyre, për vitin që shkoi.
Duke iju përgjigjur interesimit të gazetarëve, lidhur me deklaratën e Presidentit  fundvitin që shkoi, ministri Alibeaj, sqaroi: “Ju mund të përdornin termat ‘sulmime’ ose jo të bëra nga një institucion tjetër, presidentit, të cilat nuk i gjej me vend. Shërbimi përmbarimor ka detyrim ekskluziv që sa herë një qytetar të paraqitet para sportelit për të kërkuar ekzekutimin e një titulli ekzekutiv është i detyruar të presë në mënyrë strikte kur titulli është i aftë dhe i mundshëm për t’u ekzekutuar”.
Gjatë konferencës së djeshme për shtyp, Ministri i Drejtësisë, bëri të ditur lidhur me punën e Zyrës së Përmbarimit se, gjatë vitit 2008 janë ekzekutuar nga Shërbimi Përmbarimor Gjyqësor mbi 90 për qind e titujve. “Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor e Republikës së Shqipërisë ka përfunduar përllogaritjen statistikore të të gjithë rezultateve të punës së për  vitin 2008. Nga një analizë përmbledhëse, kjo drejtori deklaron se, gjatë vitit 2008, zyrat e përmbarimit (gjithsej 29 zyra në të gjithë vendin) kanë të regjistruar në total 18512 kërkesa ose praktika për ekzekutim. Nga ky numër total kërkesash zyrat e përmbarimit kanë në ekzekutim e sipër brenda afateve procedurale (sipas afateve të përcaktuara në Kodin e Procedurës Civile) 6864 çështje. 5806 çështje janë ekzekutuar totalisht që i shtohet numrin prej 6864 çështje. 2470 çështje janë ekzekutuar duke marrë  një vendim pushimi. 1050  çështje janë të pezulluara me vendim të gjykatave. Në total 9386 çështje u është dhënë zgjidhje ligjore. Nga përllogaritja rezulton se 90 për qind e çështjeve përmbarimore të regjistruara për ekzekutim në zyrat e përmbarimore iu është dhënë zgjidhje ligjore”, sqaroi Alibeaj.
Duke i cilësuar këto shifra tepër optimiste dhe tepër optimale për kushtet dhe procedurat e ekzekutimit të titujve ekzekutiv, denjësisht të krahasueshme edhe me mesataret e ekzekutimit të titujve ekzekutivë të vendeve të BE-së. Alibeja nuk la pa përmendur gjithashtu se, “rreth 1193 çështje në ekzekutim i kanë kaluar afatet e ekzekutimit. Për këto çështje ka fillur ekzekutimi i tyre dhe afatet procedurale kanë kaluar për shkaqe dhe rrethana që kanë dalë gjatë procesit të ekzekutimit. Aktualisht këto çështje janë në proces ekzekutimi. Prej përmbarueseve gjyqësor në raste të tilla është vepruar duke vendosur gjobat përkatëse  si dhe duke depozituar kallëzimet penale pranë prokurorisë. Në totalin e tyre janë rreth 100 vendime për gjoba dhe kallëzime penale”.
Sipas Alibeajt, për Zyrën e Përmbarimit, “një pikë e ndjeshme në procesin e ekzekutimit të titujve ekzekutive është ajo, që prek ekzekutimin në rastet kur institucionet shtetërore janë debitore. Përgjatë vitit 2008 zyrat e përmbarimit gjyqësor kanë ekzekutuar tituj ekzekutivë duke vjetur një shumë prej 644 335 444 lekë (rreth 6 milionë euro)”.
I suksesshëm për Ministrin e Drejtësisë, viti 2008 ka qenë edhe për sa i përket ndryshime legjislative të cilat, sipas Alibeajt, “janë fokusuar në dy drejtime kryesore, krijimin e bazës ligjore për liberalizimin dhe privatizimin e shërbimit përmbarimor dhe rritjen e kapaciteteve profesionale dhe mundësive dhe instrumenteve ligjorë për shërbimin përmbarimor për arritjen e një procesi ekzekutimi të shpejtë, të plotë dhe të menjëhershëm”. “Aktualisht janë në përfundim dhe pritet të miratohen aktet nënligjore për përzgjedhjen në bazë konkurrimi dhe licencimin e zyrave të para të përmbaruesve privatë”, sqaroi më tej Ministri i Drejtësisë.

Realizimet e Zyrës së përmbarimit për periudhën Janar -  Dhjetor  2008

18512    çështje janë regjistruar për ekzekutim
6864     çështje në ekzekutim brenda afateve procedurale
9386  çështje që ju është dhënë zgjidhje ligjore
5806  çështje janë ekzekutuar totalisht
2470  çështje janë pushuar
1050  çështje të pezulluara me vendim gjykate
  302  çështje të refuzuara
  767 çështje të transferuara
   60  çështje janë pushuar për shkak të shfuqizimit të Urdhrit Ekzekutiv
1193  çështje në ekzekutim i kanë kaluar afatet e ekzekutimit
    90  për qind e çështjeve ju është dhënë zgjidhje ligjore

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›