Po rritet varësia ndaj alkoolit

Apeli vjen nga shefi i Klinikës së Vartësisë nga Alkooli në QSUT, Shpëtim Doksani, i kërkon më shumë vëmendje.
"Dikur është deklaruar një shifër në rreth 2 % e vartësisë alkoolike, ndërsa në vitin 2006, një studim çoi në trendin 3-3.5 % e popullsisë", tha Doksani, për të cilin sëmundshmëria duhet të ndahet në vartësinë dhe abuzimin, që i përmbahet më shumë vesit. "Abuzues alkoolik ka më shumë, si psh rinia në festa, por edhe moshat e mesme, etj, dhe është përfshirë pothuaj 35-40 % e popullsisë", tha Doksani.
Sa i takon abuzimit me alkoolin (personat që kanë krijuar vartësi, qoftë fizike, qoftë psikologjike nga alkooli), aktualisht mendohet të jetë rreth 4-5 % e popullsisë, që është shifër e lartë. "Kjo pjesë vuan vartësinë alkoolike dhe konsiderohet epidemi, është problem i shëndeti publik dhe duhet ndërhyrë", shton ai. Grupmosha më e prekur është 30-55 vjeç, prindër, dhe të cilët kanë zhvilluar vartësinë alkoolike.
Doksani thotë se mënyra e trajtimit në klinikë është me metodologjinë kombinative, por e rëndësishme është pikërisht të evidentohen problemet që janë sociale, të shëndetit mendor, por edhe fizike.
"Nëse ne evidentojmë këto probleme madhore në tre linja (sociale, të shëndetit mendor dhe ato organike fizike të pacientit), atëherë jemi shumë të ndërgjejshëm që ky trajtim është i domosdoshëm", tha Doksani. /Start/
2012-05-15 16:47