Do të zhvillojmë turizmin dhe bujqësinë
15/06/2005 Berisha tur në bashkinë e Durrësit
Kryetari i Partisë Demokratike ka qenë dje në zonën 49 dhe 50, ku ka prezantuar kandidatët për deputet të PD-së, Engjëll Cara dhe Luan Skuqi. Në fjalën e tij, lideri demokrat u ka premtuar banorëve zhvillim të bujqësisë për fermerët e zonës si dhe zhvillimin e turizmit bregdetar. “PD në projektin e saj garanton fermerët e Luzit se ndryshim do të thotë shndërrim i fermave në njësi fitimprurëse. Ne do të rregullojmë infrastrukturën, do të sjellim ujin dhe dritat, si kushtet parësore për të ardhmen tuaj. Ne do të kreditojmë fermerët, do të investojmë për farërat dhe do të grumbullojmë bimët e arave, ne do të krijojmë pikat e grumbullimit dhe të marketingut si dhe do të hapim tregjet për prodhimet tuaja. Përpunimi i prodhimeve tuaja do të jetë përparësia e jonë. Ne do shpallim zhvillim rural të qëndrueshëm. Ne do të nxjerrim bregdetin nga kthetrat e qeveritarëve dhe do t'ua japim ju. Ne premtojmë infrastrukturë dhe drita. Mafia shqiptare që shndërroi Golemin në çiflig, u sul edhe në Spille. I paralajmëroj ata nga ky shesh që t'i mbajnë duartë lart nga Spilleja. Spilleja është pasuri vetëm e juaja dhe ju do ta gëzoni”, tha Berisha. Ndërkohë në mbrëmje Berisha ka udhëtuar drejt Divjakës, ku ka prezantuar kandidatin për deputet Ndini Ndoni.