E Diel, 1 Nëntor 2026

Ceka kërkon votat për Dukën

15/06/2005  Kandidati i Partisë Socialiste në zonën elektorale numër 26, Agron Duka, ka zhvilluar dje në këtë zonë miting të përbashkët me presidentin e Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka. Gjatë takimit me banorë të kësaj zone, ministri aktual i Bujqësisë tha se “ju jap fjalën që rruga e Xhafzotaj do të fillojë para zgjedhjeve dhe do të jetë e përfunduar para muajit korrik. Fjala e dhënë është e bazuar në realitet, pasi tashmë janë nxjerrë fondet nga Banka Botërore, ka ardhur grupi i projektitmit dhe po bëhet projekti. Është në proces të tenderimit ku të gjitha procedurat janë transparente”. Duka i ka premtuar banorëve se pas zgjedhjeve do të jetë sërish në këto zonë për të përmbushur një për një të gjitha premtimet që nga instrastruktura deri në zhvillimin e bujqësisë. Ndërsa gjatë prezantimit të kandidatit të PAD-së në këtë zonë, kreu i kësaj partie i ka bërë thirrje elektoratit të tij që votat e 3 korrikut të kenë dy drejtime për kandidatin Duka, i cili duhet të jetë prap ministër dhe për subjekin e PAD-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›