Nano: Vlora në qendër të strategjisë për zhvillimin

15/06/2005 "Të ardhurat për turizmin do të rriten nga 1 miliard euro në vit"
Kryeministri Fatos Nano ka deklaruar dje se “Vlora është në qendër të strategjisë kombëtare të zhvillimit të turizmit, për shkak të potencialeve dhe resurseve që ka kjo zonë". Sipas kësaj strategjie kombëtare, brenda vitit 2009 të ardhurat kombëtare nga turizmi do të rriten me 1 miliard euro në vit. Kreu i qeverisë e ka bërë këtë deklaratë gjatë takimit të zhvilluar me operatorë të turizmit dhe komunitetin e biznesit të rrethit të Vlorës. “Qeveria po punon për të kaluar nga faza e zhvillimeve spontane, në një fazë ku secili e kupton saktë dhe bën plane biznesi afatmesme dhe afatgjata për të krijuar profilin e vetë në tregun e industrisë së turizmit”, tha Nano. Ndërkohë, Nano ka parë si emergjente nevojën e evitimit të "përplasjes" me investime strategjike. Sipas tij, “nuk mund të kuptohet një zhvillim i qëndrueshëm i turizmit dhe potencialeve të kësaj zone. Tashmë kërkohet hapja e industrisë së turizmit kombëtar me tregun rajonal e mesdhetar të turizmit dhe më gjerë. Politikat e qeverisë orientohen drejt nxitjes së sipërmarrjes, përmirësimit të klimës së investimeve etj. Duhet të ulet barra fiskale dhe të mos përqëndrohet goditja fiskale vetëm tek ata që paguajnë, duhet të rritet më shumë prezenca e biznesit të huaj në bashkëpunim me biznesin lokal", tha Nano. Kreu i qeverisë ka shpalosur tre sfidat kryesore të masterplanit të turizimit, që, sipas tij, do të mbyllen brenda mandadit të tretë qeverisës. “Rekuperimi i plotë urban i zonave të shfyrtëzuara turistike, zhvillimi i programuar i bregdetit Adriatik mbi bazë të studimeve, si dhe zhvillimi i programuar i bregdetit jonian. 60 milionë dollarë janë siguruar dhe negociuar nga qeveria shqiptare, BB dhe donatorë të tjerë strategjikë. Në 2006, fillon faza e parë e investimit me 15 milionë euro nga i gjithë projekti që do të përfshijë 51 milionë euro, duke u zbatuar së bashku me qeverinë italiane. Me përfundimin e investimeve në këtë port do të realizohet përfundimisht integrimi i rajonit të Vlorës në hartën turistike të Mesdheut”, tha Nano.