Po sot, Kryeministri dhe Kryetar i PSSH-së Fatos Nano ka zhvilluar në Sarandë një takim me Kryesinë e Partisë Socialiste të rrethit. Duke marrë fjalën në këtë takim, Z. Nano tha se jem
Po sot, Kryeministri dhe Kryetar i PSSH-së Fatos Nano ka zhvilluar në Sarandë një takim me Kryesinë e Partisë Socialiste të rrethit.
Duke marrë fjalën në këtë takim, Z. Nano tha se jemi në fillim të zbatimit të nje platforme e programi të gjërë punësh në gjithë vendin, edhe këtu në Sarandë. "Ne do të vazhdojmë të qeverisim vendin, por edhe do të bashkëqeverisim atje ku nuk kemi fituar në zgjedhjet lokale si këtu", theksoi ai.
Duke u ndalur në fushatën e programuar të kuvendimit të madh në parti, me elektoratin dhe qytetaret, Z. Nano nënvizoi se duhet të shfaqemi si mazhorancë e besueshme dhe e aftë për të fituar besimin e njerëzve, edhe duke kërkuar ndjesë për atë që nuk e kemi bërë mirë.
"Ju si parti në opozitë duhet ta bëni mirë këtë, si kur ishit në qeverisje dhe këtë mund ta bëni duke kombinuar eksperiencën me problemet që dalin për të korrigjuar edhe gabimet e bëra. Eshtë koha dhe detyra që të rigruponi forcat e sensibilitetet e shfaqura, të ringjallni shpresën te antaresia dhe elektorati", tha Z. Nano.
Këtë vit, vijoi më tej Kryeministri dhe Kryetar i PSSH, mazhranca socialiste në luftën e saj politike dhe qeverisëse të vendit ka dy komponentë. Së pari, kemi përpara punën për thellimin e reformave që do të mundesojnë asociimin në BE dhe së dyti, e gjithë vemendja jonë do të drejtohet në luftën kundër informalitetit në të gjitha aspektet e shfaqura. "Unë nuk jam këtu për të abuzuar me pushtetin qendror në favor të Partisë sime. Si Kryetar i partisë më vjen mirë që ju gjej të gjitheve bashkë dhe ky është një rast i mirë që të kërkoj nga ju thellimin e iniciativave edhe për shtimin e radhëve të partisë dhe plotësimin e vendeve përfaqësuese me elemente të rinj nga radhët e shokëve e të shoqeve që e përmiresojne klimën e marrëdhënieve me komunitetet përbërëse të elektoratit, sidomos atje ku humbën votat për ne", tha Z. Nano.
Z. Nano kërkoi nga drejtuesit lokalë të partisë që të sigurojnë aleanca edhe në kushte të mos qënies në mazhorancë në pushtetin lokal. "Të rigruponi forcat, tha ai, si dhe sensibilitetet dhe të gjitha këto nuk duhet ti bëjmë thjesht brenda vetes apo për veten tone, sepse objektivat e qeverisjes janë të njejta si dje që ishim në drejtim të pushtetit vendor". Ne, shtoi Z. Nano do vazhdojmë jo vetëm reformën por edhe bashkëqeverisjen duke mbështetur zhvillimin në bashkinë tuaj. "Ju ftoj dhe kërkoj që të forconi bashkëpunimin me Kryebashkiakun e Sarandës dhe të kontrolloni zhvillimin. Saranda është kjo që është dhe për problematikat shqetësuese gjejmë "kontributin" e të gjithëve. PS i takon të ketë një bashkëbisedim shumë të mirë me drejtuesit e bashkise me qëllim zgjdhjen e problemeve të këtij komuniteti", nënvizoi Z. Nano.