Kryeministri shmangu pushtetin vendor
19/10/2004
Funksionarët e lartë të Partisë Demokratike kanë akuzuar dje kreun e qeverisë se ka ndërmarrë veprime të jashtëligjshme, duke dhënë lejen për ndërtimin e një fshati turistik në Ksamil. Sipas Sokol Olldashit, "vendimet janë marrë duke anashkaluar në mënyrë të kundraligjshme Këshillin e Rregullimit të Territorit të Komunës Ksamil, i cili është organi i specializuar në vendimmarrje në lidhje me planifikimin urban dhe në menaxhimin e tokës". Nga ana tjetër është theksuar se në mënyrë të padrejtë policia ndërtimore është duke prishur godinat e biznesit të vogël dhe atë të mesëm, duke rrënuar dhe të ardhurat financiare të zonës. "Paralelisht me dhënien e autorizimit për lejen për ndërtimin e fshatrave turistikë, policia ndërtimore, që drejtohet nga kryetari i Komisionit të Garancive Statutore të PS-së, Mark Nikolli, ka nisur një fushatë të spastrimit të terrenit, që po shkatërron biznesin e vogël dhe ndërtimet me konstruksione të lehta, të pajisura me leje njëvjeçare nga organet vendore", tha dje Olldashi. Ndërsa dhe kryetari i komunës ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të prishjes së ndërtimeve. Sipas tij, nuk është e drejtë që në vendimin për ndritjen e një fshati turistik të mos merret mendimi i KRRT-së së Komunës. Ai ka paraqitur dokumentet, ku vërtetohet se zona e përcaktuar për fshat turistik është në kompetencë të komunës së Ksamilit. Një qëndrim i tillë ka ardhur vetëm tri javë pas debatit për ngritjen e një fshati turistik në Kakome të Sarandës. Në këtë rast është theksuar se, Nano ka anashkaluar me pa të drejtë faktin që Kakomeja ishte në pronësi të personave privatë.