Kosovë, paralizohet sistemi i shëndetësisë, mjekët në grevë
Sistemi i shëndetësisë në të gjithë Kosovën është paralizuar sot për shkak të grevës 24 orëshe që paralajmëruan bluzat e bardha. Mbi mbi 7 mijë e 100 punonjës të shëndetësisë kanë refuzuar të punojnë sot, ndërsa janë trajtuar vetëm rastet urgjente.
PRISHTINE- Mbi 7 mijë e 100 punonjës të shëndetësisë filluan sot grevën e përgjithshme 24 orëshe. Bluzat e bardha kërkojnë rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës për sektorin e shëndetësisë në Kosovë. Sindikata e shëndetësisë konfirmoi se greva po zhvillohet në të gjitha institucionet publike shëndetësore në vend dhe do të zgjasë 24 orë. Bluzat e bardha do të trajtojnë vetëm rastet urgjente.
Greva erdhi pas dështimit të përpjekjeve për arritjen e marrëveshjes mes sindikalistëve dhe zyrtarëve qeveritarë. Ata refuzuan ofertën e Qeverisë për rritjen e pagës me 44 euro gjatë tre muajve të ardhshëm, duke e cilësuar si zgjidhje afatshkurtër. Sipas Federatës Sindikale të Shëndetësisë kërkesay e bluzave të bardha janë : rritja e pagave për 50 përqind, dieta ditore dhe përmirësimi i infrastrukturës ligjore.
(s.g/BalkanWeb)