E Diel, 1 Nëntor 2026

Kermabon: Veriu i Kosovës ka shumë probleme me krimin e organizuar

Në një intervistë për programin shqip të Deutsche Welle-s Yves de Kermabon, thotë se për të luftuar disa fenomene te rrezikshme ne Veri te Kosoves, qeveria serbe duhet ta lehtësojë procesin e vendosjes së Eulex-it në këtë pjesë të Kosovës. 

PRISHTINE-Shefi i misionit të EULEX-it, Yves de Kermabon konstaton se në Veriun e Kosovës ka shumë probleme me shtetin ligjor, korrupsionin dhe krimin e organizuar. Në një intervistë për programin shqip të Deutsche Welle-s Yves de Kermabon, thotë se për të luftuar këto fenomene, qeveria serbe duhet ta lehtësojë procesin e vendosjes së Eulex-it në këtë pjesë të Kosovës.

“Në Veriun e Kosovës ka shumë probleme me shtetin ligjor, korrupsionin dhe krimin e organizuar, prandaj duhet të implementojmë EULEX-in për t'i dhënë popullsisë së Kosovës garanci në aspektin e sigurisë, policisë dhe gjyqësorit”, tha Kermabon.

Sipas shefit te EULEX, qëllimi i misionit është që të shtrihet në të gjithë Kosovën. Për këtë ai kërkoi edhe ndihmën e qeverisë serbe. “Ne kemi një mbështetje të mirë nga qeveria kosovare, por duhet të bëjmë më shumë punë për të bindur këdo në Kosovë që ta pranojë misionin. Qeveria e Serbisë duhet ta lehtësojë këtë proces dhe të kuptojë që është një proces me përfitim reciprok (ëin/ëin).
Kermabon nënvizon se EULEX do t’i duhet më shumë kohë për t'u shtrirë në të gjithë Kosovën. “Por unë shpresoj dhe pres që para se të përfundojë dimri do të kemi filluar punën me kapacitete të plota. Por ende kanë mbetur disa çështje për t'u zgjidhur”, ka thënë Kermbabon per Deutsche Welle-s .

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›