Ujërat e zeza mbysin zyrën e punës
LAÇ – Shpërthejnë ujërat e zeza para zyrës së punës në Laç.
Të hyje në godinën e këtij institucioni dje ka qenë e pamundur. E vetmja zyrë e cila i ka shpëtuar përmbytjes nga ujërat e zeza, por jo nga era e rëndë, ka qenë zyra e financave. Ndërkohë që sipas burimeve të punonjësve të zyrës së punës, si pasojë e çarjes së tubacioneve janë mbuluar nga ujërat e zeza dhe zyra e arkivit, ku ndodhet dokumentacioni mbi vitet e punës të punëtorëve të rrethit. Të vendosura në katin e parë të një pallati përballë lulishtes së madhe të qytetit të Laçit, përmbytja e djeshme nuk është e para, por tashmë kanë prekur dhe dokumentacionet. Sipas drejtuesve, aktualisht nuk mund të flitet për dëme konkrete, pasi ai do të verifikohet vetëm pas pak ditësh. Pas ngjarjes është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të ujësjellësit për izolimin e ujërave të zeza. r.n