Nafta në lumin Gjanica, rrezik për shëndetin e banorëve
FIER - Rrjedha e lumit Gjanica është kthyer në një makth për qytetarët fierakë.
Përditë në këtë lumë vijnë prurje me tonelata të tëra nafte që shfaqen në sipërfaqe duke përbërë një rrezik serioz për banorët. Rritja e temperaturave e bën më evident këtë fakt. Vetëm muajin e fundit janë shumë qytetarë që jetojnë pranë rrjedhës së lumit, të cilët janë paraqitur në spitalin e Fierit ku janë diagnostikuar me mbetje të larta fenole dhe karboni në gjak. “Sa herë hapim dritaret, na bllokohet frymëmarrja. Unë nuk e kam idenë se si do ta zgjidhin por duhen marrë masa urgjente. Nuk na mjafton ndotja nga industria në uzinën e azotikut dhe të rafinerisë, por duhet të durojmë edhe ndotjen e naftës që derdhet pa kriter. Nuk kam shumë që i kam bërë analizat dhe dola më fenole në gjak, por po të vazhdojë kështu do më dalë ndonjë sëmundje e keqe”, ka deklaruar Habibe Lëngu, nga lagjja “Apolonia” në qytetin e Fierit. Por përballë shqetësimit qytetar duket se në heshtje kanë mbetur tratativat e pushtetit vendor. Edhe pse për disa vite rresht janë hartuar projekte për rehabilitimin e Gjanicës, gjithçka ka mbetur në letër. Sipas burimeve të bashkisë, edhe pse një projekt konkret duhet të përfundonte një vit më parë, vonesa është krijuar nga dështimet e kompanive që e kanë marrë përsipër. m.r