Schalke s’ka frikë nga Bayerni

Trajneri i Schalke 04, Huub Stevens, është optimist para përballjes me liderin e Bundesligës, Bayern Munich, të shtunën dhe beson se skuadra e tij mund të nxjerrë rezultat pozitiv.
Holandezi insiston se ekipi i tij nuk ka arsye të ketë frikë nga Bayerni. “Besimi nuk mjafton për të mposhtur Bayernin. Rezultatet tona në ndeshjet e para kanë qenë të mira, por na nevojitet vazhdimësia në lojë”, deklaroi Stevens për ueb faqen zyrtare të Schalkes.
“Ne duhet të luajmë me guxim dhe besim. Nuk kemi arsye të kemi frikë nga Bayerni”, u shpreh ai. Dueli zhvillohet në Gelsenkirchen të shtunën në orën 15:30.