E Diel, 1 Nëntor 2026

Guximtarët e politikës shqiptare janë e ardhmja pa komplekse

Guximtaret e politikes shqiptare jane e ardhmja pa komplekse komunisto- staliniste, qeverisjes dhe drejtesise shqiptare, jane e ardhmja demokratike e bashkekohore e Shqiperise !

Edhe të vdekur, guximtaret jane me të gjalle se frikacaket e gjalle! Pse!?

"E pur si muove". " E megjithatë rrotullohet" deklaroi Galileo Galilei në turren e druve të inkuizicionit. Edhe sot, qindra vjet mbas vetësakrifikimit të tij për të vërtetën, guximtari Galileo Galilei mbahet mend e nderohet, së pari, nga mbare njerëzimi, nga vete Toka që vazhdon të rrotullohet, pra nga a vërteta.

Me thoni ju ose cilido banor i Tokës, emrat e xhelatëve të tij, emrat e inkuizitoreve!? I perpiu e njejta Toke që donin ta ndalonin të rrotullohej! I fshiu harresa e njerezimit sepse deshen të fshinin të vërtetën! Jo vetem i fshiu, por edhe i ktheu në objekt urrejtjeje, në objekt përbuzjeje, në sinonim të së keqes e gënjeshtrës botërore!

E kam mik Platonin, por kam më mik të vërtetën! Jetojmë kohët kur gjeja që peshohet me dollarë e poste, me karrige e me euro, me flori e vila ala Mediu është heshtja, korrupsioni, gënjeshtra!

Por e vërteta vonon po nuk harron! E dini pse!? Sepse " E pur si muove" ... rrotullohet, rrotullohet, rrotullohet në pafundësi!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›