Të paktën , kur ske çi bën gomarit, mos i bjer samarit!
Flitet shpesh sidomos nga autoritetet evropiane, siç është rasti i kohëve të fundit nga Z.Jacques Barrot, për problemin e kushteve që duhen plotësuar për lehtësimin e regjimit të vizave për shqiptaret halleshume. Na vjen keq, por ka një nonsens.
Ata që bejne korrupsion dhe trafik droge as që jane të privuar për viza. Madje ata as që kane nevoje për viza së kane pasaporta sherbimi dhe diplomatike, si dhe mjaft para që t’i blejne me të shtrenjte vizat në tergun ekzistent.
Te privuar real dhe fatkeq jane ata që kane në dore çelësat e kashtes. Keta të fundit thuhet, teorikisht, se kane një çelës që e perdorin një here në kater vjet: “çelësin e votës”, por praktika e deritanishme mbi 15 vjeçare, ka treguar se edhe ky çelës nuk po funksionon sepse demokracia e votes në Shqiperi, është në nivele mjerane dhe ky çelës he per he është i njësuar me ate që e përcakton fare mire gjeniu popull: “çelësi i kashtës”. Të paktën, kur s’ke ç’i ben gomarit, mos i bjer samarit!