E Diel, 1 Nëntor 2026

Larg sa liria dhe pavarësia me robërinë dhe kolonizimin!

Pavarësia e Kosovës nga Serbia nuk ka asgjë të përbashkët e aq me pak mund të barazohet me aneksimin e Abkhazise dhe Osetise së Jugut nga Rusia. Jane dy realitete krejt të kunderta. Pse?

Kosova fitoi pavarësinë nga kolonizatorët serbe mbas 100 vjetesh robërie, dhune e terrori shtetëror, mbas njeqint vjet gjenocidi e "toke të djegur" të Beogradit kunder popullit të saj.

Abkhazia e Osetia e Jugut humbi autonominë nga Gjeorgjia dhe u pushtua nga kolonizatorët ruse. Aneksimi i tyre nga Moska e Stalinit të ri, Vladimir Putin me tanke, avione, me politiken e "tokës së djegur" dhe gjenocidit të Kremlinit solli kolonizimin e ri të tyre.

Dy realitete krejt të kundërta me njeri- tjetrin aq larg sa jane nga njera- tjetra liria dhe pavaresia me robërinë dhe kolonizimin! Nuk ka të keqe të madhe që i ka ardhur Evropes e Botes shekullin e fundit, në mënyrë të veçante në shqiptareve kudo në bote, që të mos na kete ardhur nga Rusia dhe Serbia, nga Beogradi dhe Moska.

"The Evil Empire", Perandoria e së Keqes, Perandoria e Djallit ka nxjerre përsëri dhembet dhe po kërcënon lirine e sigurine, paqen e përparimin njerëzor! Gjeorgjia ishte vetem kafshimi i pare. Stalini i ri rus Vladimir Putini vetem sa ka rihapur "Kutine e Pandores".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›