Njollë e errët dhe e dyshimtë e forcës së këtij krimi
Shpërthimi i Gërdecit dëshmoi “errësirën e 18 vjetëve, aty ku 11 struktura nuk veprojnë me ndërgjegje profesionistësh, por me frikë shefash e nën plane mafiozësh, duke ndërtuar “vullnetarisht” bunkera vdekjeje si një herë e një kohë”.
Këto struktura-bunkerë tani bëhen pengesë për të hetuar dhe dëshmuar të vërtetën sesi bashkëpunon biznesi i errët, me ngrehinën politike shqiptare, me pasoja të përditshme vjedhjen, e në rastin më të keq vdekjen e 26 njerëzve. Ndaj vdekja e Kosta Trebickës i shtohet mendjes së shqiptarëve si një njollë e errët dhe e dyshimtë e forcës së këtij krimi.
6 muaj pas tragjedisë së Gërdecit, shqiptaret e kane edhe me të qarte se çfarë ka ndodhur! Familjaret e 26 fëmijëve, grave e burrave të pafajshëm që humben jeten me 15 mars, kërkojnë sot drejtësi. Drejtësi kërkojnë edhe shqiptaret që tashme u është hedhur në ere, bashke me tragjedinë e Gërdecit, edhe ai minimum besimi që kane patur te politika e te politikanet.