Sokol Ramal do të ekstradohet nga Italia në Shqipëri
Brenda 40 ditëve autoritetet shqiptare duhet të dërgojnë dokumentacionin. Ramaj dyshohet për katër vrasje dhe një plagosje në Barcelonë e në Vlorë
Luan Kondi
Tiranë – Sokol Ramaj, i dyshuar për disa vepra penale, më në fund do të ekstradohet në Shqipëri. Këtë radhë shpresa vjen nga një njoftim i Interpol Romës ku i kërkohet autoriteteve shqiptare për të dërguar brenda 40 ditësh dokumentacionin për ekstradim. Sipas burimeve nga Policia e Shtetit pas refuzimit të ekstradimit nga Spanja, Drejtësia shqiptare i humbi shanset për ta hetuar Sokol Ramajn. Megjithatë një gabim i këtij të fundit ka risjellë në skenë shpresën për ta hetuar. Sokol Ramaj u arrestua në ne qytetin e Barcelonës më 23 mars 2007 së bashku Elis Haxhiraj, Enton Kabashi dhe Vasil Bircaj pasi dyshohet të kenë vrarë me armë zjarri Slejdi (Elvis) Zanajn dhe Niko (Elidon) Delajn, por u çuditërisht ai u riprangos plot pesë ditë më parë në Itali me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë. Në bazë të Konventës Europiane mbi ekstradimin, të vitit 1957 nënshkruar në Paris, autoritetet shqiptare duhet të dërgojnë brenda 40 ditëve dokumentacionin e duhur pranë të Autoriteteve Spanjolle dhe Italiane të Drejtësisë, për ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
Atentati në Barcelonë
Dy vrasje të ndodhur më 25 shtator të vitit 2006 në rrugën Di Valle në Barcelonë provuan moton e grupeve kriminale shqiptare se “gjaku lahet me gjak”. Këto dy vdekje janë ndjekur nga të tjera, duke i shëmbëllyer një loje gjakësore, mesazhi është i qartë; “në qoftë se vret një nga ne do të vrasim një nga ju”, e kështu do të ndodhte deri në fund. Historia nisi kur Niko Delaj dhe Slejdi Zanaj kanë shkuar në një takim pa ditur se do të shkonin drejt një vdekje të sigurt. Kështu do të zgjidhej problemi mes palëve. Një prostitutë kishte hyrë në territorin e vajzave që punonin për Zanajn dhe Delajn. Takimi ishte në England afër poligonit në rrugën “Di valle”, një zonë që frekuentohej nga shofer kamionësh dhe punëtorë fabrikash. Shumë prej këtyre ishin edhe dëshmitë të një debati të ashpër. Të shtënat e armëve shtinë përtokë dy djem. Policia pas këqyrjes së vendngjarjes gjeti 14 gëzoja të kalibrit 9 dhe 7.5 mm. Një dëshmitar, që u fsheh pas disa fuçive, ka parë gjithçka. Në rrëfimin e tij në polici, dëshmitari tha se kishte qëndruar i fshehur për më shumë se një orë, pasi ishte i terrorizuar dhe kishte frikë të dilte. Hetimet u morën përsipër nga grupi i vrasjeve të policisë së Barcelonës. Fillimisht u dyshua se vrasja e dyfishtë do të ishte si rrjedhojë e përplasjeve mes grupeve shqiptare dhe atyre ruso-rumune që kontrollojnë prostitucion në Katalonjë. Falë dëshmitarëve të shumtë policia mundi të identifikojë autorin. Si vrasësi ashtu edhe njëri prej viktimave ishin me orgjinë nga Vlora.
Vetëgjyqësia
Për këtë motiv autoritet spanjolle njoftuan policinë e Tiranës për të paralajmëruar se gjakderdhja mund të vazhdonte edhe në Shqipëri. Dhe kështu ndodhi. E ëma e Sokol Ramajt, Leonora, 47 vjeçe, oficere e marinës u vra në qendër të qytetit më 11 nëntor 2006. Gruaja 47 vjeçare u ekzekutua nga Armando Zanaj, atëherë vetëm 16 vjeç, vëllai i njërit prej të vrarëve në Barcelonë. Hakmarrja nuk vonoi të kryhej. “Kemi lajmëruar policinë e Shqipërisë pasi kemi zbardhur se kush ishte autori i vrasjes së dyfishtë, por ishte e pamundur shmangia e vdekjes së Leonorës”, u tha në një raport të policisë spanjolle. Vdekja e Leonorës solli të tjera viktima. Më 30 nëntor, plot 19 ditë më pas, Sokol Ramaj që mendohet se kishte hyrë në Shqipëri ilegalisht katër ditë më parë, organizoi hakmarrjen për nënën e tij. Në Vlorë nga një atentat mbetën të vrarë Shpëtim Muka, daja i Armando Zanajt, një miku i tij, Ervis Shehu dhe u plagos Edvin Zanaj, vetëm 13 vjeç, më i vogli i vëllezërve Zanaj.
Gati edhe ekstradimi i Enton Kabashit
Dy ditë më parë Policia Shqiptare u informua nga Interpol Madridi mbi arrestimin me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, të shtetasit Enton Kabashi, i biri i Agimit dhe Gjylaferit, lindur më 10.07.1976, në Vlorë. Kabashi është shpallur në kërkim ndërkombëtar sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr. 215, datë 14.12.2006, ka caktuar për të masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese”, parashikuar nga neni 79/dh, i Kodit Penal Shqiptar. Për ekstradimin e tij Autoritetet Spanjolle të Drejtësisë kanë kërkuar dërgimin e dokumenteve në rrugë diplomatike.
27 shtator 2006
Vrasja e dyfishtë ka ndodhur në Barcelonë. Sokol Rama mendohet të jetë ekzekutori i Slejdi Zanit, Niko Delajt dhe plagosjen e Edmond Rushitajt. Policia e Qarkut Vlorë u njoftua nga kolegët Spanjollë për atë që kishte ndodhur. Rama, ishte i skeduar nga policia shqiptare për pjesëmarrje në trafiqe, sidomos atë të drogës, ndërkohë pas kësaj ai është i skeduar për veprën penale të vrasjes edhe në Spanjës dhe prokuroria spanjolle e detyroi të paraqitej çdo ditë në rajonin e policisë së Barcelonës.
11 nëntor 2006
Në afërsi të godinës së Bashkisë së Vlorës mbeti e vrare 47-vjeçarja Leonora Rama. Armando Zanaj u dyshua dhe rezultoi të ishte ekzekutori i saj. Zanaj u ndalua rreth 3 orë më pas dhe pranoi se ishte ai vrasësi i oficeres së marinës. Policia e Vlorës tha se adoleshenti e kishte qëlluar viktimën me 4 plumba të një pistolete tip TT. Bashkë me Armando Zanajn policia arrestoi edhe shokun e tij, Kujtim Osmani, i cili mendohet të ketë ndihmuar Zanajn për t’u larguar nga vendngjarja, me automjetin e tij tip “Benz”.
30 nëntor 2006
Kanë mbetur të vrarë pranë shtëpisë së tyre në vendin e quajtur Pus Mezin, 41-vjeçari Shpëtim Muka dhe Ervin Shehu, ndërsa u plagos Ervis Zanajt, vëllai i ekzekutorit të Eleonora Ramës. Polica ka shkuar në vendngjarje dhe u vu në ndjekje të automjetit tip “Benz” të vjedhur, i cili u gjet i braktisur në rrugën Vlorë-Bunavi. I dyshuar për këtë ngjarje ishte Sokol Rama, djali i 47-vjeçares Eleonora Rama, i cili u shpall në kërkim vetëm 24 orë më pas si autor i vrasjes së dyfishtë.
27 Qershor 2008