Poezia si këndvështrim universal mbi botën
Është e domosdoshme që poetëve jo fort të njohur për lexuesin shqiptar t’i paraprihet një mendim shkrimtarësh të besueshëm. Se çfarë fshihet në riskun e marrë për të shkruar poezi nga Albana Shala në librin “Papa dixhital”, orientimi se është poezi me shije ka ardhur nga shkrimtari Lazer Stani dhe botuesi i saj, Petrit Ymeri. Ndërsa për ta ndjekur poeten Shala në treg, promovimi ka qenë i mjaftueshëm kur përmenden mjediset e librarisë “E përshtatshme”, ku mbrëmjen e së hënës shtëpia botuese “Dituria” ka ekspozuar vëllimin e ri poetik të poetes Albana Shala. Duke e marrë fjalën në këtë takim poetik botuesi i këtij libri, z. Petrit Ymeri, tha se “në përgjithësi botoj pak poezi, duke përjashtuar raste të veçantë si nobelistin Octavio Paz ose ndonjë autor tjetër të njohur. Por libri i Albana Shalës “Papa dixhital”, jo vetëm ishte një libër befasues për mua, por mendoj se sjell diçka të re në letërsinë shqipe, në mënyre të re të shkrimit të poezisë, një koncept dhe vizion për botën, shumë origjinal”. Ai shtoi se sikurse njerëzit, edhe librat janë me fat ose pa fat. Gjithsesi ai shprehu bindjen se ky libër poetik do ta gjejë lexuesin e tij, pavarësisht se komunikimi poetik është i vështirë dhe selektiv.
““Papa Dixhital” të cilit po i referohemi, - tha shkrimtari Lazër Stani, - është libri i parë me poezi i Albana Shalës, tepër i veçantë që në titull. Modern, do të thoshin lexuesit me të drejtë, duke pasur parasysh se ai është krejt ndryshe nga një vizion romantik, me të cilin ne jemi edukuar kur është fjala për poezinë. Natyrisht që terminologjia moderne është një nga kriteret që e bëjnë të kohës një autor, por jo gjithçka. Moderniteti tek Albana Shala shprehet edhe në një dyvargësh të kësaj natyre:
“dëgjoj zërin e saj
të mbështjellë me lëkurë molle”
(“Orëve të para të mëngjesit”).
Terminologjia në këtë poezi është e vjetër sa edhe miti biblik i krijimit të botës, por, në rastin konkret risia buron nga kompozimi me elegancë i dy materieve që ndërthuren kaq bukur midis tyre, njëlloj si qumështi dhe kafeja në tryezën e mëngjesit. Kolazhe të kësaj natyre, dëshmojnë artin konceptual, si kapërcime të shkathëta që flasin shumë më tepër përmes plastikës vizuale sesa përmes retorikës dhe deklamimit personal.
Duke analizuar librin shkrimtari Lazer Stani tha se një nga rastësitë fatlume që përcakton edhe hapësirën e larmishme tematike të librit është fakti që eksperienca e autores është e ndarë midis Shqipërisë dhe Holandës, ku ajo jeton prej më se dhjetë vjetësh. Kjo gjë e ka ndihmuar atë të sjellë një tjetër frymëmarrje në tekstet poetike, duke zgjedhur një këndvështrim më universal mbi botën.
Autorja në këtë libër të saj të parë të krijon përshtypjen se nuk e zgjedh tematikën, por, e lë veten të zgjidhet prej saj. Ndaj edhe elementët irracionalë janë ndoshta elementët më të fuqishëm të poezisë së Albana Shalës.