Arkeologjinë e pushtojnë
Në tri qendrat më kryesore të arkeologjisë, në amfiteatrin e Durrësit, në qytetin antik të Apolonisë, si dhe në teatrin e Orikut, do të nisin ekspeditat. Në Durrës, për 20 ditë gërmime arkeologët shqiptarë do të shoqërohen tashmë nga ekipi i njohur italian i Universitetit të Parmës, ku pritet të mbyllet dhe cikli 5-vjeçar i këtij bashkëpunimi. Ekspedita e dytë është në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik gjerman në qytetin antik të Apolonisë, ku priten të dhëna të reja, duke zbritur më në jug, ku këtë javë Parku Arkeologjik i Orikut ka ndezur kureshtjen e amerikanëve dhe shkollës së studimit klasik në Athinë
Në tri qendrat më kryesore të arkeologjisë, në amfiteatrin e Durrësit, në qytetin antik të Apolonisë, si dhe në teatrin e Orikut, do të nisin ekspeditat. Në Durrës, për 20 ditë gërmime arkeologët shqiptarë do të shoqërohen tashmë nga ekipi i njohur italian i Universitetit të Parmës, ku pritet të mbyllet dhe cikli 5-vjeçar i këtij bashkëpunimi.
Ndërsa Bashkim Lahi, drejtori i projektit të ekspeditës arkeologjike, që do të nisë në Apoloni, ka bërë të ditur se në shtator nis një fazë e re për qytetin antik, ku pritet të dalin të dhëna të reja për teatrin. Kjo është ekspedita e dytë, që do të shoqërohet nga bashkëpunimi me arkeologë të huaj, dhe konkretisht me Institutin Arkeologjik gjerman.
Teatri i Orikut, më pak i dëgjuar, por duke hyrë në brendësi të lashtësisë së saj ka tërhequr amerikanët, si dhe ata të shkollës së studimit klasik në Athinë. Ata kanë vizituar këtë javë Parkun Kombëtar Arkeologjik të Orikut, të cilët kanë parë me interes mënyrën e ndërtimit të teatrit.
Apolonia, befasinë do ta zbulojnë gjermanët
Një ekspeditë arkeologjike pritet të nxjerrë në dritë të dhëna të reja, për teatrin e qytetit të Apolonisë, qytet i themeluar nga kolonistët grekë në tokat e taulantëve ilirë në shek. VI para Krishtit, rreth 9 km larg Fierit, në qendër të Shqipërisë.
Drejtori i projektit, arkeolog, Bashkim Lahi, tha se “ekspedita, e cila është planifikuar të organizohet në shtator do të zgjasë një muaj dhe ka si qëllim saktësimin e shtrirjes planimetrike të teatrit, i cili i takon periudhës së antikitetit, mbi fazat e ndërtimit të tij etj.
Sipas tij, kjo ekspeditë do të organizohet në bashkëpunim me arkeologun Henner Vonhesberg, drejtor i Institutit të Arkeologjisë gjermane në Romë.
Apolonia është një qytet i themeluar nga kolonistët grekë në tokat e taulantëve ilirë në shek. VI para Krishtit, rreth 9 km larg Fierit dhe ka qenë në antikitet një nga qendrat më të zhvilluara të qytetërimit në të gjithë hapësirën mesdhetare.
Që nga viti 2006, qyteti antik i Apolonisë dhe zona përreth tij është shpallur "Park Arkeologjik Kombëtar", me synim zbatimin e programit të qeverisë shqiptare për nxitjen e turizmit kulturor. Statistikat e numrit të vizitorëve gjithnjë në rritje, si dhe përsosja e nivelit të shërbimeve dhe infrastrukturës turistike në terren, tregojnë se në rastin e Apolonisë është bërë zgjedhja e duhur.
Qyteti antik i Apolonisë, sipas të dhënave, është krijuar rreth shekullit VI p.e.r. Ai shtrihet në kodrën midis fshatrave Pojan e Kryegjatë në perëndim të Fierit. Në pjesën e sipërme të kodrës ruhen disa pjesë të murit mbrojtës të qytetit antik dhe të një tempulli arkaik kushtuar Artemisit, hyjneshës më të adhuruar të apolonatëve. Të periudhës së antikitetit janë dhe portiku i qendrës së qytetit, teatri, një çezmë monumentale.
Amfiteatri i Durrësit, gërmime me italianët
Arkeologë shqiptarë dhe italianë do të nisin më 20 korrik një ekspeditë në amfiteatrin antik të Durrësit, e pesta në kuadër të projektit 5-vjeçar “Durrësi”, në përfundim të së cilës do të promovohet vëllimi i parë i korpusit studimor "Dyrrachium". Profesoresha Sara Santoro e universitetit të Parmës (Itali), bashkëdrejtuese e projektit "Durrësi", tha se "në ekspeditën e fundit të ciklit 5-vjeçar që do të realizohet nga 20 korrik-9 gusht me studiues italianë dhe shqiptarë, do të marrin pjesë dhe studentë nga Universiteti i Tiranës dhe studentë të tjerë nga universitetet e Parmës, Leçes, Sienas dhe Pavias". Santoro tha se studentët që vijnë nga Leçe, Pavia dhe Siena janë të rinj shqiptarë të degës së arkeologjisë në universitetet italiane, që kanë shprehur dëshirën të punojnë në kuadër të projektit "Durrësi". Gërmimet e këtij viti synojnë kuadratizimin e zonës së gërmimeve në pjesën juglindore të amfiteatrit, arritjen e kuotave në thellësi, në vendin ku janë zbuluar muret e një banese madhështore, si dhe skeletet e viktimave të tërmetit të vitit 1273.
Veç ciklit të konferencave mbi zhvillimin e qytetit të Durrësit në shekuj, gjatë tre javëve të ekspeditës do të prezantohet vëllimi i parë i përmbledhjes shkencore "Dyrrachium", ku janë përfshirë rezultatet e gërmimeve arkeologjike të viteve 2004-2005.
"Dy vëllimet e tjera me përfundimet shkencore dhe propozimet për rivitalizimin e monumentit antik 1900-vjeçar do të botohen brenda vitit 2009", sipas prof. Sara Santoro, bashkëdrejtuese e projektit "Durrësi".
Amfiteatri antik i Durrësit, i ndërtuar në shek. II pas Krishtit, është një nga shembujt më të mirë të vitalitetit krijues të banorëve të qytetit të Durrësit. Historiani i parë që dëshmon për ekzistencën e tij është Marin Barleti në veprën madhore "Historia e Skënderbeut".
Amfiteatri është ndërtuar në të njëjtën kohë me ujësjellësin, termat dhe bibliotekën antike, ne kohën e mbretërimit të perandorit Adrian. Brenda tij, në shek. IV pas Krishtit, u ndërtuan disa kishëza, të zbukuruara me afreske dhe mozaike.
Në qendër të qytetit bregdetar, në fillim të shekullit të kaluar është zbuluar mozaiku i famshëm i shek. IV-III para erës sonë, i njohur me emrin "Bukuroshja e Durrësit". Ndërsa nga ndërtimet e shumta janë zbuluar edhe disa mozaikë të tjerë, ku shquhen ai me "kalë deti", mozaiku me lule, apo ai me kryq.
Amerikanët hyjnë në teatrin e Orikut
Arkeologë amerikanë dhe të tjerë të shkollës së studimit klasik në Athinë, vizituan këtë javë Parkun Kombëtar Arkeologjik të Orikut, 25 km larg qytetit të Vlorës. Drejtori i këtij parku, Gëzim Llojdia, tha se arkeologët me përvojë të madhe në fushën e gërmimeve janë nisur nga jugu nga qyteti i Butrintit, për të parë nga afër rrënojat që afronte qyteti i Orikumit, një ndër limanet e hershëm të Antikitetit. Sipas tij, grupi i arkeologëve amerikanë të shkollës klasike të Athinës, drejtohej nga Jack L. Devis, drejtor i kësaj shkolle. Ata u njohën me disa nga monumentet që afron Oriku, që ndodhet ne zonën jugore të gjirit të Vlorës. Gjithashtu, arkeologët amerikanë shfaqën interes për teatrin e Orikut, i cili i përket tipit kalimtar, nga ai i teatrit grek në atë romak dhe ka me tepër ngjashmëri me atë të Aspendit (Azi), që është një shembull i tipave kalimtarë.
Teatri i Orikut, duke pasur shumë karakteristika të përbashkëta me teatrot e tipit kalimtar, mendohet të jetë ndërtuar në shekullin e parë të erës sonë. Ai ishte i destinuar për shfaqje të përziera teatrale. Arkeologët shfaqën interes për mënyrën e ndërtimit të tij dhe për ruajtjen e origjinalitetit, si dhe shkallët shkëmbore të kodrës së Paleokastrës, ku ngrihet qyteza dhe dy puset, ku kryhej riti i pelegrinazhit.
Arkeologët u shprehën se një tip të tillë teatri kanë gërmuar dhe kanë gjetur edhe në vendin fqinj të Maqedonisë. Drejtori i Parkut Kombëtar Arkeologjik të Orikut thotë se vizita e një grupi shkencor arkeologësh amerikanë, përbën fillimin e një studimi dhe projekti që synon zbulimin dhe gjetjen e monumenteve të qytetit, pjesa më e madhe e të cilëve gjendet nën liqenin e Valltos (laguna e Orikumit). "Në muajin shtator pritet të fillojnë gërmime nga një grup i specializuar arkeologësh, në kërkim të materialit historik që koha i ka fshehur nëntokë, ndoshta pas tërmetit apo fundosjes së shekullit të dytë", - tha Llojdia, drejtor i Parkut Arkeologjik të Orikut.
Foto do te gjeje andi
Apoloninë
Amfiteatrin e Durrësit