Pogaçe: Qeveria na braktisi, vota jonë, kundër
TIRANË- Presidenti i “Shoqatës Kombëtare të ish-Ushtarakëve në Rezervë”, Mehdi Pogaçe, ka deklaruar dje në një intervistë për “Shekulli”-n se ish-ushtarakët janë të vendosur t’u shkojnë deri në fund kërkesave të tyre, duke paralajmëruar kështu edhe protesta të vazhdueshme e mëtë fuqishme se më parë. Pogaçe u shpreh se ka ardhur koha për të mbajtur edhe një qëndrim politik, pasi kjo shtresë nuk e ndien më vetën të përfaqësuar nga e djathta dhe qeveria aktuale. “Qeveria aktuale tani u bë më shumë se 3 vjet në pushtet dhe në vend që problemi i pensioneve të ushtarakëve të kishte progres, ka pasur vetëm regres. Edhe atë pak pension që kanë ushtarakët tani, e kanë që në vitin 1999-2000, kështu që kjo do të influencojë patjetër në të ardhmen dhe këtë jo se do ta ndikojë shoqata, por vetë çdo njeri, duke e parë që dikush e shkel me këmbë dhe dikush i ofron një copë bukë, nuk diskutohet që do të shkojë aty ku i jepet një copë buke”, - tha Pogaçe.
Z. Pogaçe, dy ditë më parë u fol për hartimin e një drafti të ri për pensionet në komisionin për sigurinë kombëtare, teksa po diskutohej për projekt-buxhetin e vitit 2009. A jeni në dijeni të këtij drafti?
Asgjë lajm nuk kemi të njoftuar nga asnjë instancë zyrtare, lidhur me draftin. Çdo gjë që është thënë e kemi marrë vesh përmes masmedias, si edhe herën e fundit. Fakti është ky, që Shoqata Kombëtare eish-Ushtarakëve në Rezervë, është pothuajse e vetmja shoqatë që përfaqëson mbi 20.000 ushtarakë në pension, në rezervë dhe në lirim. Është e vetmja shoqatë e njohur me vendim gjykate, është e vetmja shoqatë që është anëtare e Konfederatës së Oficerëve në Rezervë të NATO-s. Është shoqatë që ka marrëveshje me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm për të qenë prezent për t’u njohur me të gjitha draftet që kanë të bëjnë me pensionet e ushtarakëve në pension dhe në rezervë. Fakti është që ka pothuajse një vit që Ministria e Mbrojtjes i ka prerë urat me shoqatën tonë. Ata nuk duan të kenë probleme, nuk dëshirojnë të zbatohet ligji dhe për këtë nuk e thërrasin shoqatën tonë, sepse ne kemi qenë dhe jemi kundërshtar të thyerjes së ligjit dhe kërkojmë që të ketë një shtet ligjor, një shtet të së drejtës, një shtet që zbaton të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të zbatosh të gjitha vendimet e gjykatave e të mos zbatosh ligjin dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, kjo nuk është më shtet ligjor.
A rrezikohet, sipas jush, djegia e fondit prej 30 milionë dollarësh i përcaktuar për vitin 2008? Nëse po, a do të ketë një reagim nga ana juaj lidhur me këtë?
Ky është një fond i mbartur dhe mund të mbartet. Por një qeveri e papërgjegjshme, po të dojë, apo një qeveri dashakeqe, mund që të djegë jo vetëm këtëfond, por fonde e fonde të tëra. Ne do të mbledhim Këshillin e Përgjithshëm, që do të përcaktojë hapat e mëtejshëm dhe ne do të reagojmë fuqishëm deri në protesta më të fuqishme se më parë, protesta të vazhdueshme për të arritur të drejtat tona.
Z. Pogaçe, jeni shprehur prej kohësh se nuk jeni të kënaqur në lidhje me shpërblimin që ish-ushtarakët kanë marrë deri më sot. A do të ndikojë kjo në mbajtjen e një qëndrimi të ri politik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare?
Problemi është ky që, ushtarakët në Shqipëri paguhen me një pension minimal. Ish-ushtarakët nuk paguhen sipas rrogës që kanë pasur, kontributeve që janë derdhur pra, punës që kanë bërë, por është futur një masë apriori, duke dhënë një pension minimal. Nuk ka asnjë kategori. Për ushtarakët, pavarësisht se çfarë kanë qenë, u jepet një shpërblim qesharak. Është një shpërblim mizerabël e për këtë ushtarakët nuk janë të kënaqur e kjo sidomos për ushtarakët që kanë dalë në liri pas 1992-shit dhe që kanë dalë në pension pas 1992-shit deri në 1998-n. Qëndrimi ynë, pra i shoqatës sonë është se në thelb ne jemi një shoqatë apolitike në kërkimin e të drejtave të saj, natyrisht në lojën e saj për të fituar të drejtat e saj, do të shohë edhe dhënien e votës në të ardhmen. Këtë ne ia kemi bërë të qartë si të majtës, ashtu dhe të djathtës, por edhe përfaqësuesve të NATO-s kur kanë qenë në Shqipëri, ku është thënë se duhet të bëhet lobing me qeverinë dhe opozitën. Ne qeverisë i kemi kërkuar dhe nuk na është përgjigjur dhe vetëm ka zvarritje. Qeveria aktuale tani u bë më shumë se 3 vjet në pushtet dhe në vend që problemi i pensioneve të ushtarakëve të kishte progres ka pasur vetëm regres. Edhe atë pak pension që kanë ushtarakët tani e kanë që në vitin 1999-2000, kështu që kjo do të influencojë patjetër në të ardhmen dhe këtë jo se do ta ndikojë shoqata, por vetë çdo njeri, duke e parë që dikush e shkel me këmbë dhe dikush i ofron një copë bukë, nuk diskutohet që do të shkojë aty ku i jepet një copë buke.
Negociatat me Ministrinë e Mbrojtjes
Fakti është që ka pothuajse një vit që Ministria e Mbrojtjes i ka prerë urat me shoqatën tonë. Ata nuk duan të kenë probleme, nuk dëshirojnë të zbatohet ligji dhe për këtë nuk e thërrasin shoqatën tonë, sepse ne kemi qenë dhe jemi kundërshtarë të thyerjes së ligjit dhe kërkojmë që të ketë një shtet ligjor,
Qëndrimi i ish-ushtarakëve
Qëndrimi ynë, pra i shoqatës sonë është se në thelb ne jemi një shoqatë apolitike në kërkimin e të drejtave të saj, natyrisht në lojën e saj për të fituar të drejtat e saj, do të shohë edhe dhënien e votës në të ardhmen. Këtë ne ia kemi bërë të qartë si të majtës, ashtu dhe të djathtës, por edhe përfaqësuesve të NATO-s kur kanë qenë në Shqipëri.
Për qëndrimin ndaj qeverisë
Qeveria aktuale tani u bë më shumë se 3 vjet në pushtet dhe në vend që problemi i pensioneve të ushtarakëve të kishte progres, ka pasur vetëm regres. Edhe atë pak pension që kanë ushtarakët tani e kanë që në vitin 1999-2000, kështu që kjo do të influencojë patjetër në të ardhmen dhe këtë jo se do ta ndikojë shoqata, por vetë çdo njeri, duke e parë që dikush e shkel me këmbë dhe dikush i ofron një copë bukë, nuk diskutohet që do të shkojë aty ku i jepet një copë buke.