E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënohen për komplot anti-izraelit

Një gjykatë në Baku ka dënuar tre meshkuj azerbajxhanas për organizimin e një komploti për vrasjen e mësuesve në një shkollë izraelite në Azerbajxhan. Udhëheqësi i grupit i dënua me 14 vjet burg përderisa dy të tjerët me 13 dhe me 8 vjet burg.

Sipas hetuesve, për kryerjen e vrasjeve në Baku grupi ishte paguar nga një person që kishte lidhje me shërbimet iraniane të sigurimit.

Pak kohë më parë , udhëheqësi i grupit ishte prononcuar për televizionin shtetëror të Azerbajxhanit, kur kishte sqaruar se sulmi ishte planifikuar në shenjë hakmarrjeje ndaj Izraelit, pas vrasjes së një fizikanti iranian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›