E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogba pranon gabimin

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba ka shfrytëzuar rrjetin social Twitter për të pranuar gabimin që u përcoll me mungesën e tij në listën e futbollistëve të ftuar për duelin kundër Pescarës të shtunën mbrëma.

Pogba nuk u ftua nga trajneri Antonio Conte pasi ishte paraqitur me vonesë në dy seanca stërvitore. Ylli i ri francez ka pranuar se ishte fajtor dhe se respektoi vendimin e Contes.

“Po shikoj djelmoshat në televizion. Respektoj vendimin e trajnerit. Kam bërë gabim”, shkroi Pogba në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter. Juventus mposhti Pescarën 6-1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›