Derbi i Lazios

Lazio mundi Romën në derbin e qytetit, me rezultat 3-2, duel ky i vlefshëm për xhiron e 12-të në Serie A. Roma kaloi e para në epërsi me golin e mesfushorit Erik Lamela në minutën e nëntë.
Por, Lazio u kundërpërgjigj furishëm duke realizuar tre herë nëpërmjet Candrevas (35), Klose (43) dhe Mauri (46). Golin e dytë për Romën e realizoi Pjanic në të 86-ën. Të dyja skuadrat përfunduan takimin me 10 futbollistë pas përjashtimeve të Daniele De Rossit dhe Stefano Maurit.
Rezultatet:
Palermo-Sampdoria 2 - 0
Milan-Fiorentina 1 - 3
Chievo -Udinese 2 - 2
Genoa-Napoli 2 - 4
Lazio- Roma 3 - 2
Parma-Siena 0 - 0
Torino-Bologna 1 - 0