E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, Kodheli: “Qeveria, e paaftë të zgjidhë problemin e pronësisë”



Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, është takuar dje me banorë të fshatrave Piskupat dhe Lin të Pogradecit. Banorët e kësaj zone kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me problemet e pronësisë, të mbivendosjes së tokave, si dhe për shpronësimet. Kanë qenë banorët e fshatit Lin që janë ankuar se nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga qeveria për shpronësimet e pronave të tyre, pas projektit për zgjerimin e rrugës së Qafë-Thanës. Problemet e pronësisë kanë bërë që banorët e fshatit Piskupat të bllokojnë rrugën dhe kanë akuzuar kryetarin e komunës për korrupsion dhe abuzim. Deputetja socialiste Kodheli, gjatë fjalës së saj ka theksuar se kjo qeveri ka qenë shurdhe përpara problemit të pronësisë dhe se korrupsioni në nivel lokal është i pamatë. “Kjo qeveri është e pazonja për të zgjidhur problemin e pronësisë. Qytetarët nuk marrin dëmshpërblimin e merituar për shpronësimet e bëra”, – tha Kodheli.

26 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›