“Gjeni një zgjidhje, 340 jetimë në konvikte”
“Një nga problemet më madhore me të cilin hasen aktualisht fëmijët jetimë në moshë madhore është strehimi dhe për t’i dhënë një zgjidhje duhet të mendohet më shumë nga
strukturat përkatëse”, kështu u shpreh dje presidenti i Shoqatës së Jetimëve të Shqipërisë, Kadri Alija, në Ditën Kombëtare në ndihmë të Jetimëve. Duke e konsideruar këtë datë si një ditë apeli për të drejta dhe më shumë mundësi për fëmijët jetimë, ai theksoi se pushteti vendor duhet të trajtojë me përparësi strehimin e rreth 340 jetimëve në moshë madhore, të cilët aktualisht jetojnë nëpër konvikte. “Jetimëve në moshë madhore zakonisht iu mohohet e drejta e strehimit dhe shpesh jetojnë në kushte jo të përshtatshme”, tha Aliaj. Për t’u ardhur në ndihmë qeveria ka siguruar fonde ndërkombëtare për ndërtimin e 1 100 apartamenteve, që do të merren me qira nga familjet me të ardhura të ulëta. Pjesë e këtij projekti janë edhe jetimët, mes grupeve që sipas ligjit u jepet prioritet në këto programe strehimi. Ndërkaq dje mbi 600 fëmijë ndoqën shfaqjen “Dita Kombëtare në ndihmë të Jetimëve”, organizuar nga Shoqata e Jetimëve të Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe shërbimin social shtetëror. Në këtë aktivitet festiv, ishin të pranishëm përfaqësues të shoqatave të fëmijëve jetimë, ministri i Punës, Kosta Barka, bashkëshortja e kryeministrit, Liri Berisha dhe përfaqësues nga shërbimi social shtetëror dhe shoqëria civile.