Numërimi elektronik, LSI: Rrezikohen zgjedhjet

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në LSI, Ylli Manjani, theksoi se mbetet shumë pak kohë në dispozicion të strukturës zgjedhore për të filluar përgatitjet për numërimin elektronik në shkallë vendi.
“Kujtojmë gjithashtu se në procesin e përgatitjes për të realizuar numërimin elektronik në shkallë vendi, nevojiten të kryhen edhe disa hapa proceduralë të domosdoshëm siç janë kryerja e një studimi fisibiliteti, vendosja e standardeve të makinave që do përdoren, kryerja e procedurave të prokurimit, gjetja e mjediseve të përshtatshme për përdorimin e tyre, ngritja e komisioneve dhe e ekipeve që do ti përdorin, trajnimi I tyre, hartimi i manualeve të përdorimit etj. Të gjitha këto kërkojnë kohë e cila nuk është e mjaftueshme”, theksoi ai.
Sipas Manjanit, kjo mund të bëhet shkak për prishjen e procesit zgjedhor në shkallë vendi. Ai shtoi se LSI-ja i ka propozuar Komisionit të Reformës Zgjedhore përdorimin në mënyrë pilot procedurën e numërimit të votave si dhe të shtojë numrin e KZAZ-ve.
“Marrja e këtyre masave besojmë se e zgjidh teknikisht edhe shqetësimin e nxjerrjes së shpejt ë të rezultatit, dëshirën për të përdorë teknologjinë në këtë proces, por edhe shqetësimin që të mos dëmtohet procesi zgjedhor. Ne besojmë se kjo nuk është domosdoshmërish një çështje politike, por thjesht në zgjidhje teknike për të cilat nuk mjafton konsensusi, por arsyeja”, vijoi. /S.Ll//Start/
2012-04-12 12:18