E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara PD-PS për anëtarin e KLD-së

Për këtë post në parlament maxhoranca dhe opozita kanë paraqitur kandidaturat respektive, përkatësisht Elvis Cefa (PD) dhe Ardian Visha (PS).

Në punimet e sotme parlamenti do të njihet dhe me raportin e Këshillit të Rregullores lidhur me mandatin e lënë të  ish-deputetes socialiste, Rudina Seseri. Përmes raportit Këshilli i kërkon Kuvendit të njohë dorëheqjen e kandidatit në listën e PS-së, Gjon Bardhi dhe më pas t'i drejtohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për emrin e radhës që do të zërë vendin e ish-deputetes Seseri.

Në rendin e ditës së seancës së sotme përfshihet dhe shqyrtimi i disa pr/ligjeve si ratifikimi i marrëveshjes dhe Fondit të OPEC-ut për zhvillim ndërkombëtar për Financimin e projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, ratifikimi i marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IDBRD), për financimin shtesë të projektit ”Siguria e digave, si dhe pr/ligji “Për afatet dhe procedurat e mbylljes së procesit të kontrollit financiar të personave juridike jobankarë që kanë marre hua nga publiku i gjerë”./Start/

                                                                                             2012-04-12 10:34
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›