Dorëhiqet Drejtori i Doganave, Gjyrmishka emërohet në vend të Pemës
TIRANE- Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Endri Pema. Në vend të tij është emëruar Flamur Gjyrmishka i cili ka mbajtur postin e nëndrejtorit të Përgjithshëm të Doganave. lajmi konfirmohet nga burime pranë Ministrisë së Financave.
Gjatë tre mujave të parë të këtij viti, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave arriti rezultate pozitive në planin e të ardhurave, duke e realizuar atë në masën 103%.
Sipas të dhënave zyrtare nga dikasteri i Financave, administrata doganore arriti të mblidhte në muajin mars 2.1 miliardë lekë më shumë se e njëjta peridhë e vitit të kaluar, ekuivalente kjo me një rritje prej 28%.
Ndërsa si periudhë tre mujore, doganat konfirmojnë një rritje prej 2.8 miliardë lekë krahasuar me 2009-ën.
Këto të ardhura janë realizuar në një muaj kur importi i karburanteve ka qenë 10 mijë ton më pak, cka do të thotë se ka patur rritje të qarkullimit të mallrave të tjerë që kanë lidhje me biznesin dhe konsumatorin.
(e.n/News24/BalkanWeb)