Vrasja e 42-vjeçarit në Shkodër, arrestohen dy autorët
Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e dy autorëve të vrasjes së 42-vjeçarit në Shkodër.
Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar Riza dhe Adem Idrizi, babë e bir, përkatësisht 56 dhe 22 vjeç të cilët dyshohen se kanë vrarë 42-vjeçarin Agim Shullani.
Gjithashtu është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i armës së krimit tip pistoletë, Berrett, si dhe një silenciatori dhe një sasi fishekësh model 56.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në fsahtin Oblik të komunës Ana e Malit në Shkodër ku 42-vjeçari Agim Shullani, është qëlluar me një pistoletë duke gjetur edhe vdekjen e menjëhershme.
Sipas hetimeve mësohet se 42-vjeçarit është vrarë për motive të dobëta ndërsa materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale "Vrasje me paramendim" dhe " Mbajtja pa leje të amrëve dhe municioneve luftarake".