Pogradec, mbante armë pa leje, arrestohet 43-vjecari
POGRADEC- Një 43-vjecar në Pogradec është arrestuar nën akuzën e armëmbajtjes pa leje. Bujar Dumbo u arrestua mbrëmjen e djeshme në fshatin Remenj të qytetit juglindor, pasi u kap në flagrancë me një sasi municionesh.
Gjatë kontrollit në banesën e 43-vjecarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi tritoli, pistoletë tip zastava, kallashnikov, 11 fishekë, 2 karikatorë bosh, një pistoletë TT dhe një dorezë metalike.
Mësohet se denoncimi i një banori të fshatit për prishje të qetësisë publike është bërë shkas për arrestimin e Bujar Dumbos. Ky i fundit tashmë do të përballet me akuzën e armëmbajtjes pa leje.
(m.a/News24/BalkanWeb)