DASH: Maqedonia ka probleme ndërfetare dhe etnike
SHKUP- Raporti Departamentit te shtetit i vitit 2009 për Maqedoninë tërheq vëmendjen për sfidat e vazhdueshme në sfera të ndryshme gjatë vitit 2009, duke përfshirë implementimin jo të plotë të reformave në gjyqësor, tensionet ndëretnike dhe ndërfetare, mospërmirësimi i kushteve në burgje si dhe mungesa e një ligji gjithpërfshirës kundër diskriminimit.
Raporti po ashtu nënvizon mungesën e mbrojtjes adekuate për protestuesit të cilët në muajin mars e ngritën zërin kundër planeve të qeverisë për ndërtimin e Kishës Orthodokse në qendrën e qytetit të Shkupit, e cila rezultoi në dhunë dhe efektivisht e bëri të pamundur zhvillimin e protestes.
Raporti është një element thelbësor në përpjekjet e SHBA-ve për të promovuar respektimin e të drejtave të njeriut në të gjithë botën dhe ka për qëllim avancimin e përpjekjeve në të gjithë botën në ndalimin e abuzimeve, ndihmë për vendet në forcimin e kapaciteteve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut për të gjithë si dhe të nxjerrjes në pah të shteteve të cilat nuk i kanë arritur standardet ndërkombëtare e të drejtave të njeriut.
Të gjitha Raportet vendore për vitin 2009 përfshinë raportim të zgjeruar lidhur me kushtet nëpër burgje si dhe një raportim më të zgjëruar lidhur me diskriminimin ndaj lezbikeve, homoseksualve, biseksualve dhe personave transeksual
(m.a/News24/BalkanWeb)