E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëshqitje dheu në aksin Librazhd-Prrenjas, bllokohet rruga

LIBRAZHD- Rrëshqitjet e dheut kanë bllokuar për disa orë rrugën Librazhd-Prrenjas. Mësohet se rreth orës 3:00 të mëngjësit të sotëm një masiv dheu ka rënë në vendin e quajtur kthesat e Dragostunit mbi hekurudhë dhe aks duke shkaktuar bllokimin e tyre.

Për disa orë qarkullimi i automjeteve në të dy kahët si dhe i trenit ka qënë i pamundur, ndërsa është shkaktuar trafik. Ndërhyrja e drejtorisë së rrugëve me mjetet përkatëse ka bërë të mundur pastrimin e hekurudhës dhe aksit Librazhd-Prrenjas duke rikthyer normalitetin në qarkullim.

Ky nuk është rasti i parë që ka rrëshqitje dheu nga reshjet intensive të shiut në këtë aks. Pak kohë më parë një masiv dheu shkaktoi po për disa orë bllokimin e hekurudhës dhe një korsie të rrugës.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›