E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, përfundon numërimi i votave, PD fiton me 53 vota plus

Në qarkun e Korçës socialistët dhe demokratët morën përkatësisht nga gjashtë deputetë


POGRADEC - Në orën 19 të mbrëmjes së sotme ka përfunduar numërimi i 102 qendrave të votimit të rrethit të Pogradecit. Në përfundim të numërimit të votave ka rezultuar sipas kryetarit të komisionit të votimit Nexhmi Tora, Partia


Demokratike ka marrë 14 mijë e 253 vota ndërsa rivalët e tyre PS ka marrë 14 mijë e 200 vota pra vetëm 53 vota më shumë ka fituar PD në rrethin e Pogradecit. Ndërkohë që LSI është renditur e treta vetëm me 2600 vota pa marrë asnjë mandat deputeti.


Partitë e tjera kanë numër fare të papërfillshëm sa për statistikë pjesëmarrjeje. Ka rënë në sy se në qytetin e Pogradecit ka marrë më shumë vota PS por kanë qenë disa komuna që mbahen si bastione të PD në Çërravë, Dardhas, Buçimas, Hudënisht që jo vetëm kanë barazuar por e kanë tejkaluar me 53 vota fitoren e PD.


Në rrethin e Pogradecit si zgjedhjet po ashtu dhe numërimi i votave ka rrjedhur qetësisht me përjashtim të një konflikti në mesnatën e djeshme ku vëzhguesit e dy forcave kryesore PS dhe PD janë përfshirë në një konflikt për disa parregullsi.


Ka ndërhyrë policia e cila i ka nxjerrë jashtë nga pallati i sportit të gjithë militantët e dy partive dhe pas një ndërprerjeje prej 1 ore të numërimit të votave ka rifilluar numërimi i votave qetësisht deri në rezultatin përfundimtar.


Sipas burimeve zyrtare nga i gjithë qarku i Korçës që përfshin rrethet Korçë, Pogradec, Devoll, Ersekë dhe Maliq, 12 mandatet e deputetëve të këtij qarku janë ndarë deputetë midis dy forcave kryesore PD dhe PS dhe konkretisht:


1.Ridvan Bode
2.Gjergji Papa
3.Lediana Ajolli
4.Edmond Spaho
5.Fatbardh Kadilli
6.Ismail Hoxha

Ndërkohë që nga PS kanë fituar mandatin :


1.Ben Blushi
2.Pandeli Majko
3.Mimi Kodheli
4.Alfred Dalipi
5.Arben Ahmetaj
6.Olta Xhaçka

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›