E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, pranga 22-vjeçarit, iu gjetën 7 doza kanabis

Pas disa sinjalizimeve nga burime sekrete per policine, efektivet blu e arrestuan sot te riun teksa ai po ecte ne rruge. Gjatë një kontrolli të bërë nga efektivët e policisë, 22-vjeçarit Marisel Karaifili, i janë gjetur 7 doza drogë e llojit kanabis sativa 

POGRADEC- Një person është arrestuar në Pogradec, pasi është kapur me një sasi droge të llojit hashash. Pas disa sinjalizimeve nga burime sekrete per policine, efektivet blu e arrestuan sot te riun teksa ai po ecte ne rruge. Gjatë një kontrolli të bërë nga efektivët e policisë, 22-vjeçarit Marisel Karaifili, i janë gjetur 7 doza drogë e llojit kanabis sativa.
Sasia e drogës u sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe u dërguar për ekspertim në laborator, ndërkohë që i riu u shoqërua në dhomat e komisariatit të policisë.

Mbi të rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së bimëve narkotike, ndërkohë që dosja i ka kaluar për hetime të mëtejshme prokurorisë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›