E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, shkolla e fshatit Rremenj e rrënuar nga mungesa e investimeve

Të paktën 360 nxënës në fshatin Rremenj në Pogradec mësojnë në kushte të vështira, mes lagështirës që depërton nga muret dhe me dysheme të shkatërruara. Godina e vjetër e shkollës 9-vjeçare është e amortizuar dhe ka nevoje për ndërhyrje, ndërkohë që një nga klasat ka dalë jashtë funksionit për shkak se pikojnë reshjet pasi nga soleta e vjetër ujerat e shiut dekretojnë nga çarjet. Shkolla e fshatit është ndërtuar në vitet 70. Ndërtesa e vjetër është pothuajse

e rrënuar nga lagështira ndërsa telat elektrike të kabinës varen në muret e shkollës. Për këtë shkollë është bërë gati një projekt për kryerjen e rikonstruksionit dhe pritet akordimi i fondeve.  

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›