E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qendra e Kontrollit të Barnave, bllokohen 24 farmaci pa licence

Farmacitë do të jenë objekti i një kontrolli të imtësishëm nga strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë. Gjate vitit 2009 janë konstatuar 6 subjekte që tregtonin medikamente të palicensuara, ndërkohë që 24 të tjerave u është hequr e drejta për të ushtruar këtë aktivitet për shkak se janë kapur me medikamente kontrabande. Në disa prej tyre tregtimi i medikamenteve bëhej nga persona të paarsimuar apo tregtoheshin pa recetën e mjekut. Gjatë analizës

vjetore të Qendrës së Kontrollit të Barnave drejtori Besnik Jaku theksoi se janë hedhur hapat e parë për ngritjen dhe funksionimin e sistemit të farmako-vigjilencës që ka të bëjë me efektet anësore që japin medikamente të ndryshme në organizmin e pacientit. Në dispozicion të qytetareve është venë një numër telefoni ku pacientet mund të raportojnë për efektet e padëshirueshme të medikamentit që kanë përdorur. Gjithashtu gjatë analizës vjetore ditën e djeshme Jakaj tha se garantimin i popullatës me barna të sigurta, cilësore dhe efikase, çmime të unifikuara dhe luftën kundër kontrabandës, nëpërmjet pajisjes me pullën e kontrollit. Rritjen e konkurrencës deri në dyfishimin e numrit të kompanive që kanë regjistruar barna për vitin 2009 krahasuar me vitet e mëparshme si dhe shtimin e numrit të barnave të regjistruara, që kanë sjellë efekt pozitiv në uljen e çmimit të barnave në tregun farmaceutik. Ai tha se do të bëhet e mundur dhe ndërgjegjësimin i subjekteve farmaceutike për respektimin e ligjit, dhe ndërgjegjësimin e popullatës dhe aktorëve të tjerë mbi rëndësinë dhe domosdoshmërinë e sistemit të farmako-vigjilencës. Gjatë këtij viti numri i barnave të regjistruara është rritur 45% krahasimisht me tre vitet e mëparshme, dhe numri i kompanive farmaceutike që i kanë regjistruar këto barna është rritur 44% krahasimisht me tre vitet e mëparshme (2005 - 2007). Si pasojë e rritjes së konkurrencës dhe rritjes se alternativave të barnave në treg, rritja e numrit të kompanive dhe rritja e numrit të barnave të regjistruara, gjatë vitit 2009 është ulur çmimi i barnave krahasimisht me vitin 2007, duke variuar nga 1,3 deri në 2,7 herë më pak, pohoi Besnik Jakaj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›