E Diel, 1 Nëntor 2026

Reformat në shëndetësi, Vasili u premton autonomi të plotë spitaleve

Analiza 1 vjeçare e ISKSH, Hana: Shpenzimet në sistemin shëndetësor po dobësojnë skemën e spitaleve
Të gjitha spitalet në vendin tonë do të kenë antonimi të plot. Autonomia spitalore është një kusht i rëndësishëm për reformën në sistemin shëndetësor. Ka qenë ky premtimi që ministri i Shëndetësisë i ka bërë spitaleve. Kreu i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka deklaruar se realizimi i kësaj autonomie, do të sjelle jo vetëm shërbime cilësore dhe në kohë për ata që paguajnë detyrime, por ndërkohë stafi mjekësor do të jetë me i përgjegjshëm në punën që duhet të kryeje,

duke menaxhuar më mirë fondet e spitaleve. Petrit Vasili, i kërkoi ISKSH të realizojë autonominë spitalore, pasi pacientët dhe shteti kanë nevojë të dinë koston reale të shërbimeve shëndetësore dhe mundësitë reale të investimeve në këtë sektor. Realizimi i kësaj autonomie do të thotë gjithmonë e më shumë shkuarje e përgjegjësive atje ku ndihma ofrohet, atje ku procesi realizohet, atje ku procesi profesion i ndihmës ndaj qytetarit realizohet. Në këtë mënyrë autonomia ka të bëjë edhe me fokusimin shumë më të qartë të nivelit të përgjegjësive dhe për të parë atë që nuk na shkon mirë. Ne nuk do kemi pajtueshmëri që përpiqet të flerë në sistem, pohoi Vasili. Kjo deklarate e kreut të Shëndetësisë u bë gjatë analizës një vjetore të Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Gjatë analizës u diskutua për listën e barnave të rimbursueshme. Drejtoresha e ISKSH, Elvana Hana tha se përsa i takon barnave të rimbursueshme, peshën kryesore në rimbursim e kanë zënë pensionistet me 46% të shumës totale të rimbursimit dhe invalidët e plotë me 30 % të rimbursimit.Shpenzimet Financimi i shërbimit shëndetësor po vihet në rrezik prej shpenzimeve të larta të kryera me fondet e buxhetit të shtetit, të cilat zënë përqindjen më të madhe. Kështu ka deklaruar drejtoresha e Institutit të Sigurimeve Shëndetësore Elvana Hana, e cila ka theksuar se ky rrezik shtohet me futjen në skemën e sigurimeve shëndetësore të shërbimit spitalor. Sipas Hanës, vetëm gjatë vitit 2009 u shpenzuan 11.8 miliardë lekë për shërbimet shëndetësore e barnat e rimbursueshme ndërsa për financimin e shërbimit parësor u shpenzuan 16 për qind më shumë fonde se në vitin 2008. Në total gjatë vitit 2009 u shpenzuan 11.8 miliardë lekë për shërbimet shëndetësore dhe barnat e rimbursueshme. Vetëm për këto të fundit u shpenzuan 4.8 miliardë lekë ose 641 milionë lekë më shumë se në vitin 2008. Ndërsa financimi i shërbimit parësor në 2009, rezulton me një rritje prej 16 për qind më shumë se në vitin 2008. Këto rritje të shpenzimeve nëse nuk shoqërohen me një rritje të të ardhurave rrezikojnë të nxjerrin jashtë kontrollit skemën e sigurimeve shëndetësore:, u shpreh Hana. Të dhënat e ISKSH-së tregojnë se me rritjen më të madhe të shpenzimeve të rimbursimit, e kanë medikamentet kardiovaskular, për të cilat ISKSH ka shpenzuar 192 milionë lekë më shumë se në 2008.Gjobat Në analizën vjetore të ISKSH ditën e djeshme u diskutuar dhe vënia e gjobave për subjektet shëndetësore, ku për vitin 2009 janë vendosur 569 masa për subjekte të ndryshme. Gjatë vitit 2009 janë ushtruar kontrolle të pandërprera në sistem. Në total gjatë 2009 janë kontrolluar 813 subjekte shëndetësore, nga të cilat janë marrë 569 masa të karaktereve të ndryshme për subjektet e kontrolluara, pohoi Hana. Në total gjatë 2009 janë kontrolluar këto subjekte : 131 qendra shëndetësore; 381 mjekë familjeje dhe 19 mjekë specialistë; 274 subjekte Farmaceutike; 8 depo distributore. Ndërsa përsa i përjetë mangësive që janë gjetur në këto subjekte shëndetësore janë konsistuan në: Shkelje të disiplinës në punë,  mangësi në plotësim dokumentacioni, në trajtimin e pacientëve me barna të rimbursuar si dhe në qarkullimin e barnave me rimbursim (Subjektet farmaceutike), etj. Drejtoresha e ISKSH, Elvana Hana gjatë analizës vjetore ditën e djeshme bëri me dije se një ndër objektivat e Institutiut të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor është të sigurojnë pjesën më të madhe të popullatës. Objektivi ynë për skemën e sigurimeve shëndetësore, është që në katër vite, 80% të popullatës ta kemi të siguruar dhe të mbuluar nëpërmjet një pakete bazë shërbimesh. Kjo shifër është e krahasueshme me vendet më të zhvilluara Evropiane, pohoi Hana.
Sfidat e 2010- Forcimi i rolit autonom të skemës së sigurimeve shëndetësore- Menaxhimi i mirë i burimeve financiare përkundrejt kërkesave në rritje- Përmirësime të sistemit të pagesave për Qendrat Shëndetësore - Forcimi i reformës në shërbimin spitalor- Përgatitjet për kalkulimin e kostove për rast- Funksionimi strukturave të kontrollit Liri Mëhalla

Last Updated on E Premte, 12 Shkurt 2010 20:47

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›