E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viti 2009, regjistrohen 1 mijë kredi të pakthyera

Autori i Lajmit: red.
Kthimi i huasë

Kredia e keqe për pesë muajt e parë të vitit është rritur ndjeshëm. Shkaku, përsëri kriza botërore. Banke e Shqipërisë raporton se gjatë pesë muajve të parë të këtij viti ka një shtim me deri në 10 për qind të shifrave.
Bëhet fjalë për 583 dosje me objektin kredi bankare, të cilat kanë qenë të regjistruara për vitin 2008. Ndërsa për vitin 2009 kjo shifër është 937, duke përllogaritur që nga vitit 2008 janë mbartur rreth 400-500 dosje.
Kreditë e pakthyera
Pjesa më e madhe e kredive të pakthyera janë për individë, të cilët kanë marrë kryesisht kredi konsumatore në bankat e nivelit të dytë. Janë 930 dosjet kemi për ekzekutim për vitin 2009 dhe rreth 95 për qind e tyre kanë të bëjnë me kredinë konsumatore. Kjo do të thotë se vlerat e kredive që nuk janë kthyer bankave janë kredi nën 1 milion lekë.
Risku i moskthimit
Bankat përballen me vështirësi në moskthimin në kohë të kredive nga ana e klientëve, duke ndikuar në uljen e të ardhurave të përgjithshme të sistemit bankar. Pakësimi i të ardhurave mujore për individët duket se ka qenë një prej faktorëve kryesorë në shtimin e kredive të këqija për këtë kategori, pasi burimi i vetëm i tyre janë pagat. Një tjetër faktor është edhe shkurtimi i vendeve të punës, një fenomen që është shtuar si shkak i efekteve të krizës. Ndërkohë që në janar të këtij viti, kreditë e humbura në portofolin bankar llogariteshin rreth 5 milionë lekë, ndërsa një muaj më vonë ato arritën rreth 6 milionë lekë. Po ashtu, rritje të lartë pësuan edhe kreditë e dyshimta, të cilat në shkurt kapën vlerën rreth 18 milionësh, ndërsa në janar ishin rreth 16 milionë. E njëjta gjë ndodhi edhe me kreditë nën standard, të cilat arritën në rreth 7.5 milionë lekë, ndërsa një muaj më parë ishin rreth 5.5 milionë lekë.
Ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë
Duke qenë se fenomeni i huave të këqija, po vjen gjithnjë e në rritje në sistemin tonë bankar për shkak të rritjes me ritme shumë të shpejta të dhënies se kredive, Banka e Shqipërisë ka forcuar rregulloren për të rritur rezervën e detyrueshme. Brenda sektorit të kredisë shqetësim mbetet fenomeni i dhënies së kredisë në valutë. Banka e Shqipërisë ka lajmëruar se, për të mënjanuar rrezikun për kthimin e kredive, bankat e nivelit të dytë duhet të japin huan në valutën që klienti ka të ardhurat. Për këtë qellim, Banka e Shqipërisë ka vendosur në kuadrin rregullativ mbikëqyrës disa kërkesa të reja, të cilat do të synojnë në mënyrë më te drejtpërdrejtë zbutjen e rreziqeve që mban kredidhenia në valutë, veçanërisht në ato raste kur kredia jepet për huamarrës që nuk gjenerojnë të ardhura në valutë.

Ky lajm është publikuar: 06/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›