Pogradec,përplasen dy makina,ska viktima

Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën ditën e djeshme në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec. Shtetasi Alfred Sofi 28 vjeç duke drejtuar makinën e tij tip benz me targa EL 0624 C është përplasur me një makinë të tipit benz me targa KO 3792 e cila drejtohej nga Stefan Laçi. Si pasojë i këtij aksidenti janë plagosur lehtë drejtuesit e mjeteve si dhe shtetasi Dilaver Zenelaku që ishte pasgjer në një nga makinat. Sipas burimeve nga policia shtetasit e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe do ndiqen në gjendje të lirë.