E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja mbështetje Shqipërisë në procesin e integrimit në BE

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Miguel Angel Moratinos, vendi i të cilit merr Presidencën e BE-së për periudhën janar-qershor 2010, ka shprehur mbështetjen e plotë dhe pa rezerva për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe hapat konkrete që po ndërmerren në këtë drejtim. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Lulzim Basha, pjesëmarrës në Ministerialin e Romës për Reformën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që u zhvillua nga data 4-5 shkurt, zhvilloi takime me disa homologë të tij, mes të cilëve dhe ai spanjoll.Zyra e shtypit pranë Ministrisë së Jashtme bëri të ditur sot se Basha dhe homologu i tij spanjoll diskutuan mbi zhvillimet në rajon dhe procesin e integrimit evropian. Ministri Basha theksoi konsolidimin e reformave dhe hapat e mëtejshëm në drejtim të integrimit evropian të vendit, duke kërkuar në këtë kuadër mbështetjen e Spanjës e cila merr Presidencën e BE-së në periudhën janar-qershor 2010. Ministri Basha e ftoi homologun spanjoll për një vizitë në Tiranë. Gjatë punimeve të Ministerialit u zhvillua një takim mes Ministrave të Jashtme të Shqipërisë, Kroacisë, Spanjës, Bosnje Hercegovinës dhe Malit të Zi, ku u diskutua për organizimin e një aktiviteti rajonal në kuadër të Aleancës së Civilizimeve. Ky aktivitet, që do të mbahet në Sarajevë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›