E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDS: Zgjedhjet, konstatuam raste abuzimesh

Partia Demokracia Sociale denoncoi dje përpjekjet e Partisë Demokratike dhe disa strukturave shtetërore për të manipuluar procesin e shpërndarjes së kartave të identitetit. "Ne kemi konstatuar raste të abuzimeve, së fundmi edhe në rrethin e Burrelit, ku po tentohet që shumë votues, të cilët rezultojnë të papajisur me pasaporta dhe që mendohet të votojnë për forcat e majta, nuk janë përfshirë në listat prioritare për pajisjen me karta identiteti", u shpreh sekretari politik, Artur Duçkallari. PDS-ja vëren se shumë zgjedhës, të cilët u përkasin partive të opozitës, nuk e gjejnë emrin e tyre në listën e dërguar nga Ministria e Brendshme, në njësitë e pushtetit vendor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›