E Diel, 1 Nëntor 2026

UEFA do te shtoje financimet per klubet europiane te futbollit

Një akord është arritur në Stamboll mes UEFA-s dhe klubeve të futbollit në Europë. Presidenti, Mishel Platini u mor vesh me kreun e shoqatës së klubeve, Karl Hajnc Rumenige për të rritur fondin për klubet nga 100 në 150 milionë që nga viti 2016, dhe shprehet i kënaqur pas kongresit të FIFA-s.
“Kongresi kishte në bazë të tij synimin për të mbajtur unitet, siç edhe e patë. Unitet mes federatave, me klubet, me lojtarët dhe me ligat. Sot unë jam i lumtur që ia arritëm ta bashkonim gjithë familjen europiane këtu në Stamboll”, deklaroi ai.
Më tej, kreu francez i UEFA-s deklaroi se mbështeste kandidaturën e Stambollit dhe të Turqisë për finalet e kampionatin europian.
 “Çështja e vetme që mbetet është kandidatura e Stambollit për Lojrat Olimpike të vitit 2020 dhe, nëse do të kenë edhe Olimpiadën, edhe Europianin, do të jenë pak si shumë të ngarkuar. Nëse nuk do të fitojmë Olimpiadën, Stambolli do jetë kandidaturë më e fortë për Europianin dhe unë do të votoj për të”, vlerësoi Platini.
Platini u mor edhe me akuzat e bëra nga kreu i Premier Ligës angleze, Riçards, se FIFA dhe UEFA i kanë vjedhur futbollin Anglisë duke thënë se vetë anglezët janë bujarë dhe e dinë se sporti që ata shpikën tani i përket gjithë botës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›