Poli i Lirisë, Meksi: Mbështesim Glover
Poli i Lirisë mbështet kryetaren e delegacionit të vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glover. Një gjë e tillë është konfirmuar nga ana e ish-kryeministrit, Aleksandër Meksi, që në periudhën kur mbaheshin zgjedhjet e kontestuara të vitit 1996 mbante postin e kreut të ekzekutivit.
Meksi ka deklaruar pas një takimi me këtë delegacion se ata mirëpresin vëzhgimin e zgjedhjeve prej tyre. Ai tha se nuk janë palët në lojë që do vendosin se kush do jenë arbitrit. Meksi deklaroi pas takimit se nuk kanë asnjë gjë për persona konkretë.
Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e Polit të Lirisë kanë shprehur rezervat e tyre për procesin zgjedhor. Një problem, sipas Meksit, do të jetë dhe fakti që përfaqësuesit e këtij koalicioni nuk do të jenë në komisione dhe aty ku do bëhet numërimi i votave.