E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oksana Grigorieva eshtë oportuniste, jo e dashuruar me Gibson



Mel Gibson, për të braktisi gruan e tij, pas shumë vitesh martesë. Oksana Grigorieva është konsideruar hajdute burrash dhe Holivudi, nuk e ka pritur aspak mirë këtë histori. Për këtë arsye mediat kanë shpërthyer me komente dhe kureshtje, për të njohur më mirë vajzën, të kaluarën e saj, pasi të pakta janë informacionet lidhur me të. Deklaratat e fundit janë bërë nga ish-i dashuri, Alan Bergman, një biznesmen që nuk duket aspas i kënaqur me zgjedhjet e Grigorievës. “Oksana ka qenë e martuar me një person jo të pasur dhe ata jetonin në një shtëpi të zakonshme. Unë isha në gjendje të mirë ekonomike, kështu ajo e braktisi burrin dhe u lidh me mua. Më pas takoi Timoti Daltonin në një mbrëmje që isha edhe unë i ftuar. Brenda një jave më la dhe shkoi me të. Është një vajzë e mrekullueshme, por në të njëjtën kohë edhe oportuniste!”. Oksana është e bukur, seksi por shumë dinake: po bën çmos të jetë në qendër të vëmendjes.

14 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›